Harduer

Produktet e reja Surface të Microsoft janë çdo gjë që kërkoni nga një laptop dhe tablet

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Maj 2020
0
Book 3 është një konkurrent i Apple MacBook Pro ndërsa Go 2 sfidon Chromebook dhe Apple iPad. Produktet e reja Surface të Microsoft janë çdo gjë që kërkoni nga një laptop dhe tablet

Linja e shkëlqyer e produkteve Surface ditën e Mërkure mori një përditësim me prezantimin e modeleve Surface Book 3 dhe Surface Go 3.

Produktet Surface janë lavdëruar gjithnjë për dizajnin e tyre industrial, elegancën e fleksibilitetin për të mos përmendur këtu edhe performancën. Modelet e reja Surface Book dhe Surface Go nuk përbëjnë përjashtim nga ky rregull.

Të dy përfaqësojnë ekstremitetet e linjën së harduerit nga Microsoft me Surface Book 3 që ofron performancë të lartë dhe Surface Go çmim të ulët. Janë dy pajisje të dizajnuara për ata që udhëtojnë shumë, për studentët dhe profesionistët.

Këto ekstremitete reflektohen mese miri në çmimin e tyre ku Surface Book 3 fillon nga 1,599 dollarë dhe Surface Go 2 nga 399 dollarë. Për ta thjeshtuar, Book 3 është një konkurrent i Apple MacBook Pro ndërsa Go 2 sfidon Chromebook dhe Apple iPad.

Po çfarë fsheh dizajni elegant i tyre:

Surface Book 3

  • Ekrani: 13.5-inç dhe 15-inç
  • Procesori: Intel Core i5 dhe i7
  • RAM: 32GB
  • Kartë grafike të dedikuar
  • Çmimi: Nga 1,599 dollarë

Surface Book Go

  • Ekrani: 10.5-inç
  • Procesori: Intel Core M Gen8
  • RAM: 4 ose 8GB
  • Çmimi: Nga 399 dollarë

Surface Book 3 vjen me variantet 13.5 dhe 15-inç dhe ka të njëjtën gjuhë dizajni si modelet e kaluara. Ka një tastierë të plotë me trackpad dhe ekran që mund të shkëputet prej saj.

Karta grafike e dedikuar dhe baterisë shtesë gjenden tek tastiera e tij ndërsa procesori është nën ekran. Ku shtypni butonin e shkëputjes së tastierës nga ekrani, Book 3 transferon gjithë fuqinë tek procesori dhe karta grafike e integruar e tij duke shmangur shkëputjen e punës.

Disa aplikacione të caktuar intensive grafikisht kërkon mbylljen dhe hapjen e tyre sepse mbështeten fuqimisht tek karta grafike e dedikuar nën tastierë.

LEXO EDHE:  Përdoruesit e telefonëve Samsung mund të luajnë aplikacionet Android në kompjuter

Në performancë Book 3 vjen me gjeneratën e 10-të të procesorëve Intel Core i5 dhe i7, kartën grafike Nvidia GTX 1650, 8GB, 16GB ose 32GB memorie dhe 256GB, 512GB dhe 1TB memorie të brendshme.

Sipas Microsoft modeli 13.5-inç ka jetëgjatësi baterie prej 15.5 orësh. Ndërsa modeli Surface Book 3 15-inç vjen me çip vetëm Intel Core i7 dhe grafika Nvidia GTX 1660 Ti ose një quadro RTX 3000 të klasit workstation. Mund të zgjidhni mes 16GB ose 32GB RAM dhe 256GB, 512GB dhe 1TB memorie të brendshme.

Në aspektin e konektivitetit Surface Book 3 ka një portë USB-C, dy porta USB-A, dy konektorë Surface për tastierën dhe tabletin dhe një lexues karte SDXC. Nuk ka vend për portë kufjesh 3.5mm.

Ky sistem është dizajnuar për profesionistët dhe ata që duan maksimumin nga laptopi i tyre. Apple MacBook Pro është i krahasueshëm në specifika por për gjeneratën e 10-të Intel Core duhet të paguani minimalisht 1,799 dollarë për modelin 13-inç. /PCWorld Albanian