Harduer

Produkti më interesant në Kongresin Mobil Botëror nuk do të jetë telefon

Publikuar , 11 Shkurt 2019
0
Alex Kipman i Microsoft ka prezantuar një video në rrjetin social Twitter ku pyet ndjekësit e tij: A jeni të emocionuar? Produkti më interesant në Kongresin Mobil Botëror nuk do të jetë telefon

Një prej zbulimeve më interesante të Kongresit Mobil Botëror nuk do të jetë telefon.

Microsoft pritet të prezantojë gjeneratën e re të HoloLens më 24 Shkurt, pak ditë përpara startit të aktivitetit.

Alex Kipman i Microsoft ka prezantuar një video në rrjetin social Twitter ku pyet ndjekësit e tij: A jeni të emocionuar?

Sipas raportimeve HoloLens 2 do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 850 dhe sensorë të ri nga Project Kinect.

Gjithashtu pritet të gjenerata e dytë e pajisjet së realitetit virtual do të kushtojë më pak, do të jetë më i vogël dhe më i fokusuar tek zhvilluesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter eksperimenton etiketa të reja për grupet e cicërimeve

Lajmet e fundit>