Analiza

Produktiviteti në iPad: 3 aplikacione që duhet t’i keni

Publikuar , 28 Mars 2011
0
Produktiviteti në iPad: 3 aplikacione që duhet t’i keni

Ata shkruajnë dokumentet, kalkulojnë shifra, dhe shpërndajnë skedarët e ndryshëm. Por, a mundeni vërtetë të zëvendësoni laptopin me iPad? Ja një plan tre-pikësh që ta bëni me sukses këtë:

1. Magaznimi në cloud: Dropbox

Dropbox është një shërbim për ruajtjen e skedarësh në cloud. Ka edhe shërbime tjera të ngjashme si MobileMe, iDevice, SugarSync dhe Box.net. Kjo e fundit është më shumë e destinuar për ndërmarrjet, por Dropbox është më i thjeshtë. Është vetëm një follder skedarësh në cloud.
Që të filloni ju duhet të shkarkoni aplikacionin e Dropbox dhe të krijoni një llogari në Dropbox.com. Është më mirë që këtë së pari ta bëni në Mac ose PC. Pastaj keni tri plane për sasinë e të dhënave: 2GB (falas), 50GB (10$ për muaj), dhe 100GB (20% për muaj).

Pastaj, ju do të duhej të shkarkoni Dropbox aplikacionin në të gjithë kompjuterët që përdorni (laptop, iPad, iPhone, Android, BlackBerry) duke përdorur të njëjtën llogari të Dropbox. Aplikacioni falas iu mundëson thjeshtë që të qaseni në follder dhe të shihni përmbajtjen, përfshirë muzikën dhe filmat në DropBox. Ju mund gjithashtu të qaseni në follderin tuaj duke shkuar në ueb faqen Dropbox.com dhe të kyçeni.

Ju mund të lëvizni skedarët në Dropbox në laptopin tuaj thjshtë duke i kapur dhe lëshuar ata brenda follderit të Dropbox. Çdo fajll i ri apo ndryshim që bëni brenda follderit të Dropbox kodohen he ngarkohen menjëherë në serverin e Dropbox dhe janë të gatshëm për t’u qasur në çdo pajisje me aplikacionin Dropbox, kuptohet nëse keni qasje interneti.

Një nga veçoritë kryesore të Dropbox është aftësia për të ndarë follderat me përdoruesit e tjerë të Dropbox. Klikoni tastin e djathë në Dropbox, shkoni në menynë në Dropbox dhe shtypni Share This Folder. Një ueb faqe do të hapet që ju mundësoni të shtoni email adresën e pranuesit, duke ftuar njerëzit të kenë qasje në follder. Follderi do të shfaqet në Dropbox-ët e tyre.

LEXO EDHE:  A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Ju gjithashtu mund të ndani skedarë individual me njerëz tjerë që nuk përdorin Dropbox. Klikoni tastin e djathë mbi fajllin në Dropbox, shkoni tek menyja në Dropbox, dhe zgjidhni Copy Public Link. Pastaj vendosni atë në email dhe dërgojeni tek pranuesi.

2. Aplikacion produktiviteti: Quickoffice Connect Mobile Suite

Pamja e skedarëve të Dropbox në iPad-in tuaj është mirë, por çfarë ju nevojitet të punoni në ato? Ju nevojitet një aplikacion produktiv për iPad. Përderisa mjetet produktive të Apple (Pages, Numbers, Keynote) punojnë mjaft mirë, shumë njerëz akoma përdorin Microsoft Office. Janë disa aplikacione mobile për Microsoft Office, por më e mira duket të jetë Quickofice Connect Mobile Suite për iPad. Kushton vetëm 15$.

Quickoffice ju lejon që të krijoni ose të hapni, të editoni dhe të ruani tabela në Excel, dokumente në Word, dhe prezantime të PowerPoint në iPad-in tuaj. Sikur shumica e aplikacioneve, Quickoffice ka mungesë të funksionimit të plotë në krahasim me versionin për desktop të Microsoft Office. Por, Quickoffice është duke ngushtuar këtë dallim.

Njëra nga karakteristikat më të mira të Quickoffice për iPad është integrimi i ngushtë me Dropbox dhe ofruesit tjerë të shërbimeve për ruajtje.

Së pari ju duhet të rregulloni Dropbox në Quickoffice. Lëshoni aplikacionin Quickoffice, shtypni pullën Edit, zgjidhni Add Account, dhe zgjidhni Dropbox. Pastaj futni informatat e llogarisë tuaj Dropbox. Tani ju do të jeni në gjendje t’i qaseni skedarë Dropbox përmes aplikacionit të Quickoffice, t’i editoni ata me mjetet e Quickoffice, dhe pastaj t’i ruani në Dropbox me anë të aplikacionit të Quickoffice.

3. Harduer: Tastiera Wireless e Apple

Nëse planifikoni të punoni shumë në iPad-in tuaj, atëherë iu nevojitet një tastierë Wireless e Apple. Kushton rreth 70$, dhe lidhet me iPad (e edhe me iPhone) me anë të Bluetooth. Ka të njëjtën madhësi me tastierën e Macbook, për madhësinë e tasteve, por janë më të hollë

LEXO EDHE:  Galaxy Fold vs Mate X: Si krahasohen ekranet me palosje të Samsung dhe Huawei

Tastiera kërkon dy bateri AA, të cilat zgjasin jashtëzakonisht gjatë. Tastiera fiket kur nuk është në punë dhe lëshohet automatikisht posa të preket nga gishtat. Sidoqoftë, kjo shfaq një problem: Tastiera shpesh lëshohet aksidentalisht, që bën iPad-in e afërm të lëshohet me Bluetooth. Zgjidhja është që të ndalni Bluetooth-in në iPad kur jeni në udhëtim. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>