Lajmet

Prof Dr Mira Mezini, nderohet nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doktor Honoris Causa”

Publikuar , 11 Janar 2013
0
Prof Dr Mira Mezini, nderohet nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doktor Honoris Causa”

Mira_Mezini

Profesor Doktor Mira Mezini, nderohet nga Rektorati i Universitetit të Tiranës me titullin “Doktor Honoris Causa”. Mira Mezini

Profesoresha e shkencave kompjuterike u vlerësua me këtë titull me motivacionin: “Për kontribut të shquar akademik dhe arritje të larta ndërkombëtare në kërkimin shkencor në fushën e informatikës”.

Mezini është shkencëtarja e parë e informatikës në Shqipëri dhe Gjermani që ka fituar çmimin ERC me vlerë 2.3 milionë euro të dhënë nga Këshilli i Evropës për Studime Shkencore. ERC është “ European Research Council” (Këshilli Shkencor i Unionit Evropian).

Këto çmime jepen çdo vit në të gjitha fushat shkencore. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, në prani të ministrit të Arsimit të Shqipërisë, Myqerem Tafaj dhe gjithë senatit të Universitetit të Tiranës, i akordoi titullin Prof Dr Mira Mezinit, për arritjet e saj shkencore.

Mezini pas përfundimit të studimeve të larta në degën e Informatikës në Universitetin e Tiranës, ka vazhduar studimet pasuniversitare në Gjermani.

Në këtë shtet Prof Dr. Mira Mezini drejton Katedrën e Inxhinierisë së Software-it, në Fakultetit e Informatikës në Universitetin Politeknik të Darmstadt.

Në numrin jubilar të revistës COMPUTERWORLD Albania, që doli në dhjetor 2012 nga shtëpia botuese ICTS MEDIA, Prof Dr Mira Mezini, ishte personazh, ku nëpërmjet një interviste ekskluzive për revistën foli për fillimet e karrierës së saj, çmimin e fituar prestigjioz ERC si dhe për projektet në fushën e kërkimeve shkencore. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me Lida Tohidi nga San Francisco – Folësja më e re e AllWeb Albania 2019

Lajmet e fundit>