Lajmet

Profesoresha e Universitetit të Yale: Patentat e Apple kushtojnë 38.4 milion $

Publikuar , 23 Prill 2014
0
Profesoresha e Universitetit të Yale: Patentat e Apple kushtojnë 38.4 milion $

Yale-professors-analysis-puts-value-of-Apples-patents-at-38.4-million-not-2.2-billionApple, siç ju e dini, tashmë e ka përfunduar çështjen e saj, dhe është java e dytë e mbrojtjes së Samsung kundër pretendimeve të Apple se Samsung i detyrohet 2.2 miliard dollar për shkeljen ilegale të patentave të saj. Deri tani, Samsung ka ofruar arsyetimin se ky pretendim që thotë se tregu i smartfonëve ka anuar nga Samsung nuk është si rezultat se kjo kompani ka kopjuar iPhone-ët. Siç e kemi bërë të ditur inxhinierët e Google kanë dëshmuar se të tërë këto patenta kanë qenë të zhvilluara me kohë përpara licencimit nga Apple. Ekspertët e Samsung shpjeguan se veçoritë e patentave të Apple nuk kanë fare të bëjnë më vendimin e konsumatorit për të blerë një pajisje. Si rezultat këta ekspertë thanë se patentat e Apple nuk janë aq të vlefshme sa kompania mendon se janë.

Ditën e hëne, Samsung thirri profesoreshën e financës dhe ekonomisë të Universitetit të Yale, Judith Chevalier. Dëshmia e saj ishte se patentat e Apple nuk kanë më tepër vlerë sesa 35 cent për pajisje. Kjo e thënë ndryshe në total jo më shumë sesa 38.4 milion dollar patenta në pronësi të Apple sipas analizave të saj dhe jo 2.2 miliard siç pretendon Apple. Ajo gjithashtu tha se Apple nuk ka humbur as edhe një cent në bizneset e saj prej shkeljes së patentave nga Samsung.

Nga ana tjetër Bill Lee i Apple u mundua të hidhte poshtë cilësinë e informacionit dhe raportit nga profesoresha duke pyetur për vlerësimet nga përdoruesit e Apple. Ndërsa Chevalier thotë se pesë patentat e shkelura nga Samsung nuk kanë të bëjnë fare me vendimin aktual të përdoruesve për të blerë një smartfon të caktuar. Pasi profesoresha përfundoi dëshminë e saj, Samsung e përfundoj mbrojtjen e tij në gjyq. Samsung pretendon se Apple ka shkelur gjithashtu disa patenta të Samsung dhe po kërkon nga rivali i tij 7 milion dollar. Argumentet përfundimtare priten më datë 28 prill 2014. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Teknologjia e Samsung do ti bëjë iPhone-t më të mirë dhe më të lirë vitin e ardhshëm

Lajmet e fundit>