Lajmet

Programet më të imituara nga hakerët për përhapjen e maluerëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Gusht 2022
Mbi 2.5 milionë programe të dyshimta janë shkarkuar nga 101 domaine të ngjashme me 1 mijë uebsajtet më popullore të renditjes së Alexa. Programet më të imituara nga hakerët për përhapjen e maluerëve

Hakerët po i bëjnë fushatat e tyre të hakimit më komplekse duke u shfaqur si aplikacione të ligjshme si Skype, Adobe Reader dhe VLC Player me shpresën se do të mashtrojnë përdoruesit.

Këto aplikacione së bashku me 7-Zip, TeamViewer, Ccleaner, Microsoft Edge, Steam, Zoom dhe WhatsApp janë disa prej aplikacioneve më të imituar prej hakerëve sipas një analize të VirusTotal.

Një prej teknikave më të thjeshta dhe suksesshme të hakimit është krijimi i maluerëve të duken si program të ligjshme. Disa prej domaineve më të imituara nga hakerët janë discordapp.com, squarespace.com, amazonaws.com, mediafire.com dhe qq.com.

Mbi 2.5 milionë programe të dyshimta janë shkarkuar nga 101 domaine të ngjashme me 1 mijë uebsajtet më popullore të renditjes së Alexa.

Një tjetër teknik e rrezikshme është nënshkrimi i maluerëve me certifikate të vlefshme vjedhur nga krijuesit e softuerëve. Shërbimet e skanimit të maluerëve gjetën më shumë se 1 milionë maluerë në internet ku 87% e tyre kishin certifikate të rregullta sigurie.

Që prej Janarit 2020, VirusTotal kishte zbuluar 1816 mostra që imitonin softuerët por që ishin maluerë për emra të njohur si Google Chrome, Malwarebytes, Zoom, Brave, Mozilla Firefox dhe ProtonVPN.

Konkretisht malueri i fshehur në një version të rreme të ProtonVPN instalonte ransomware Jigsaw.

LEXO EDHE:  Largimin nga "cookie-t" Google e shtyn për në 2024