Blog

Programi i Google që do të mbrojë politikanët Evropianë

Publikuar , 29 Janar 2019
0
Teknologjia më parë ishte ofruar për fushatat elektorale në SHBA. Qëllimi kryesor është të mbrojë uebsajtet që kanë informacione vitale. Programi i Google që do të mbrojë politikanët Evropianë

Organizata politike në Evropë tashmë do të marrin mbrojtje falas nga sulmet në ueb.

Këtë mbrojtje do tja ofrojë inkubatori i sigurisë kibernetike të Google, Jigsaw me Project Shield.

Ky mjet është përdorur për të mbrojtur operacionet politike dhe uebsajtet të cilat mund të nxirren offline nga një sulm DDoS.

Teknologjia më parë ishte ofruar për fushatat elektorale në SHBA. Qëllimi kryesor është të mbrojë uebsajtet që kanë informacione vitale.

Ato mund të jenë uebsajte të gazetarëve, grupeve të të drejtave të njeriut dhe shërbimeve për monitorimin e zgjedhjeve.

Një sulm DdoS mund ti nxjerrë nga funksioni këto sajte dhe shërbime me trafik i cili rëndon serverët dhe i nxjerr offline.

Mbrojtja e Project Shield vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian përballet me një periudhë zgjedhjes parlamentare. Ato rrezikohen nga hakerët Rusë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran me palosje i Sharp hapet në formën e një guaske

Lajmet e fundit>