Lajmet

Programi LightZone, alternativë falas dhe e shkëlqyer për përpunimin e fotografive

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
Programi LightZone, alternativë falas dhe e shkëlqyer për përpunimin e fotografive

Windows/Mac/Linux: Adobe Lightroom mund të jetë një mjet mjaft i mirë për fotografët profesionistë, por ju mund të kurseni 149 dollarë dhe të shkarkoni versionin pa pagesë dhe me burim të hapur LightZone.

Programi iu mundëson që në shpejtësi të manipuloni shumë fotografi me efekte dhe stile të shumta dhe të përdorni mjetet e përshtatshme për rregullim të fotografisë. Në vend të shtresave, maskave e ngjyrave dhe maskave, LightZone e ndan një fotografi në 16 “zona”.

Secila zona dallon në ndriçim nga ajo që është afër për 50% dhe ju me lehtësi mund të manipuloni me zona për të ndryshuar ndriçimin dhe dallimin. Ju po ashtu mund të ndryshoni pjesët e një fotografie duke e vizatuar një formë vektoriale.

LightZone po ashtu mundet në çast të “rindriçojë” një fotografi ashtu siç ajo të paraqitet sipas kushteve të ndryshme të ndriçimit.

Mbi të gjitha, është një mjet fantastik për t’i bërë fotografitë të duket mahnitshëm. Dhe është tërësisht falas. (LightZone më parë ishte një produkt komercial, por zhvilluesi Fabio Riccardi së fundi e bëri programin me burim të hapur).

Për ta shkarkuar atë, ju duhet të regjistroheni në faqen e projektit LightZone dhe të prisni për aprovim të llogarisë suaj, por në ditët e punës pritja nuk është më e gjatë se 3 orë. (PCWorld Albanian)

Adobe Lightroom

LEXO EDHE:  Samsung prezanton kapacitetin më të lartë të memories RAM për smartfonët

Lajmet e fundit>