Blog

Programuesi vjedh nga banka ku punonte plot 1 milion dollarë përmes ATM

Publikuar , 07 Shkurt 2019
0
Sipas mediave Kineze, një 43 vjeçar me emrin Qin Qisheng arriti të tërhiqte deri në 1 milion dollarë nga ATM-të e operuar nga banka ku punonte, Huaxia Bank. Programuesi vjedh nga banka ku punonte plot 1 milion dollarë përmes ATM

Ngjan me një film hollivudi por është e vërtetë: një programues banke ka zbuluar skemën perfekte sesi të tërheqë para nga një ATM.

Sipas mediave Kineze, një 43 vjeçar me emrin Qin Qisheng arriti të tërhiqte deri në 1 milion dollarë nga ATM-të e operuar nga banka ku punonte, Huaxia Bank.

Sipas raportimeve sistemi i bankës nuk regjistronte siç duhet tërheqjet e parave nga mesi i natës dhe kështu programuesi kishte arritur të kalonte limitet pa ndikuar në llogarinë e përdoruesit.

Normalisht kur përpiqeni të tërhiqni para më shumë sesa llogari juaj ka, duhet të merrni paralajmërime se nuk mund ta bëni një gjë të tillë.

Qisheng filloi të tërhiqte para në Nëntor të 2016-ës, por vjedhja e tij u mësua vetëm në Janar të 2018-ës. Gjatë kësaj periudhe ai kishte tërhequr 1,358 herë kur banka zbuloi një kod të keq në sistemet duke sjellë Qisheng përpara autoriteteve.

Interesant është fakti se banka është e gatshme të tërheqë akuzat sapo ai të rikthejë paratë. Kjo për arsye se Huaxia Bank i frikësohet prishjes së imazhit të saj publike.

Qisheng sot rrezikon 10 vite e gjysmë burg pasi humbi apelimin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Laptopët e rinj LG Gram vinë me procesorë të gjeneratës së 8-të

Tags >

ATMsiguri
Lajmet e fundit>