Harduer

Project Natal do të lansohet në tetor

Publikuar , 11 Maj 2010
0
Project Natal do të lansohet në tetor

“Kam një lajm të madh për të shkëmbyer me të gjithë. Project Natal do të lansohet në Arabinë Saudite në të njëjtën ditë sikurse që do të lansohet anembanë botës, e kjo do të jetë dikur gjatë muajit tetor” ka thënë menaxheri i marketingut të argëtimit dhe pajisjeve pranë Microsoft Saudi, Syed Bilal Tariq.

“Ne do të jemi në një pozitë për të konfirmuar datën pas E3, që do të nisën në qershor. Por padyshim do të jetë në tetor të këtij viti, dhe me siguri që do të jetë edhe në Arabinë Saudite”.

Kjo datë do të përshtatet edhe mjaft mirë për festat e fundvitit, pasi që të gjithë do të kenë rastin që të kursejnë aq sa duhet për të kapur një produkt të tillë në fund të vitit.

Microsoft veçse ka thënë se ka plane për të shpalosur linjën e saj të titujve për këtë pajisje në E3 të këtij viti. Vetë pajisja Project Natal është prezantuar në E3 gjatë qershorit të vitit që shkoi, por data e lansimit ka mbetur e panjohur.

Sony në anën tjetër, duket se po bëhet gati të lansojë kontrollorin e saj Playstation Move, gjatë të njëjtës periudhë.

LEXO EDHE:  Google prezanton Pixel 4 dhe 4 XL

Lajmet e fundit>