Lajmet

Projekti Ara: Google zbulon disa detaje rreth këtij smartfoni modular (Video)

Publikuar , 06 Prill 2014
0
Projekti Ara: Google zbulon disa detaje rreth këtij smartfoni modular (Video)

Project-Ara1Prej kohësh është diskutuar Projekti Ara, iniciativa e Google për të krijuar një smartfon plotësisht modular. Së fundmi, kompania ka publikuar një video të fokusuar kryesisht tek ekipi që po punon për këtë projekt, por sigurisht janë zbuluar edhe disa detaje të rëndësishme që krijojnë një ide më të qartë për këta smartfonë të ardhshëm.

Në këtë video paraqitet një prototip fillestar i modulit kryesor të pajisjes, i quajtur Endo, në të cilin do të vendosen të gjitha modulet e tjera. Këto module do të qëndrojnë në pozicionin e tyre nëpërmjet magneteve electropermanent.

Kjo do të thotë se efekti i tyre magnetik është i kontrollueshëm (për shembull nëpërmjet aplikacioneve) dhe për të qëndruar në vend nuk kanë nevojë për energji të vazhdueshme elektrike. Video na krijon gjithashtu edhe një ide më të qartë rreth dizajnit të kësaj pajisjeje.

Hapi i ardhshëm i këtij projekti është zhvillimi i konferencës Ara Developer në datat 15-16 prill. Konferenca do të mbahet online dhe Google ka premtuar se do të publikojë një video tjetër menjëherë pas përfundimit të eventit. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”_Q1JzJadgHY”]

LEXO EDHE:  Bursa e Nasdaq do të ofrojë informacion në kohë reale për vlerën e Bitcoin dhe Ethereum

Tags >

Google
Lajmet e fundit>