Harduer

Projekti “Ara” i Motorola-s, iu mundëson amatorëve që të zhvillojnë smartfonët e tyre

Publikuar , 29 Tetor 2013
0
Projekti “Ara” i Motorola-s, iu mundëson amatorëve që të zhvillojnë smartfonët e tyre

Nëse menduat që Motorola dhe Moto X Maker i tij ju ndihmuan që të rregulloni një smartfon unik, atëherë përgatituni edhe për më tepër.

Ndërmarrja që posedohet nga Google ka lajmëruar një platformë harduerike Ara, e cila është tërësisht e hapur për rregullime, në parim duke iu mundësuar amatorëve që të zhvillojnë smartfonët e tyre.

“Ne duam të bëjmë për harduerin atë që platforma Android ka bërë për softuerin: krijimi i një ekosistemi vibrant për zhvillues të palës së tretë, ulja e barrierave për hyrje, rritja e fazës së inovacionit dhe në thelb shtrëngimi i kohështrirjeve të zhvillimit,” tha në një postim në blog Motorola, që shpjegon që ky është një përparim i nismës së vet Sticky.

Motorola thotë që do të fillojë të ftojë zhvillues për të krijuar module për projektin ambicioz në muajt e ardhshëm, derisa të jetë duke punuar me Dave Hakkens, që është zhvilluesi i Phonebloks dhe komunitetit Phonebloks për të hulumtuar mundësitë e smartfonëve tërësisht të mundshëm për t’u ndryshuar.

“Qëllimi ynë është të udhëheqim një marrëdhënie më tepër të menduar, shprehur dhe të hapur mes përdoruesve, zhvilluesve dhe telefonave të tyre. Për të ju dhënë fuqi për të vendosur se çfarë bën telefoni juaj, si duket, ku dhe nga çfarë është i prodhuar, sa kushton dhe sa gjatë do ta mbani atë.”

Projekti Ara përfshin module dhe endos. Modulet janë shkëndija kreative – qofshin pjesët si procesori, bateria ose tastiera, ndërsa endos-ët e mbajnë pajisjen si tërësi dhe i japin formë asaj. (PCWorld Albanian)

ara1blogpost-520x346

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Motorola janë për ata që nuk duan të shpenzojnë 1,000 dollarë për një smartfon

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>