Lajmet

Projekti Hera: Njihuni me ndërfaqen e një prej përditësimeve më të rëndësishme të Android

Publikuar , 08 Prill 2014
0
Projekti Hera: Njihuni me ndërfaqen e një prej përditësimeve më të rëndësishme të Android

android-robot-google-signSipas raportimeve më të fundit të Android Police, Google po punon për lançimin e një versioni të rëndësishëm të Android-it nëpërmjet të cilit synon të përmirësojë shumë funksionalitete të kësaj platforme mobile. Versioni i ri i Android-it, i ashtuquajtur projekti “Hera”, do të lejojë përdoruesit të menaxhojnë punët e tyre nga pajisje të ndryshme, nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për aplikacione në ueb, Chrome, Android apo elemente ueb të aplikacioneve.

Mesa duket, Google po punon për krijimin e një versioni special Chromium, i cili mund të ekzekutohet në Android dhe nëpërmjet web-it, mund të funksionojë për Google dhe për aplikacionet e palëve të treta. Sipas fotove të publikuara nga Android police mund të kuptojmë se ndërfaqja e Hera-s mund të jetë disi e ngjashme me atë të kartave të Google Now dhe për më tepër do mundet të gjenerojë për përdoruesit karta për gjithçka që ka të bëjë me Google.

Në thelb, Hera do të funksionojë për pajisjet Android në të njëjtën mënyrë si opsioni i sinkronizimit në Chrome desktop. Ashtu si mund t’a shihni edhe në fotot e mëposhtme, në qoftë se përdoruesi fillon të kryejë një veprim të caktuar në një pajisje mobile ose desktop, Hera do t’a shtojë këtë veprim në formën e një karte të re.

Kjo nuk do të thotë se Chrome dhe Android do të shkrihen me njëri-tjetrin, por Google po përpiqet të ndërmarrë disa hapa për të sjellë sa më afër funksionalitetet e pajisjeve të ndryshme. Momentalisht nuk dihet me saktësi nëse projekti Hera do të lançohet si versioni i ardhshëm i Android në eventin Google I/O 2014 pas disa muajsh apo do të lançohet si përditësim madhor në fund të këtij viti. Imazhet e mëposhtme mund t’ju krijojnë një ide më të qartë të ndërfaqes së versionit në fjalë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Operacioni i një firme Izraelite për të fshehur teknologjinë e përgjimit të smartfonëve

android-project-hera-android-police-1android-project-hera-android-police-2android-project-hera-android-police-3

Tags >

android
Lajmet e fundit>