Biznes

Projekti i kriptomonedhës së Facebook jep lamtumirën

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Janar 2022
Ishte rezerva federale Amerikane që i dha goditjen e fundit duke vënë nën presion Silvergate, partnerin bankar të Diem për linçimin e monedhës. Projekti i kriptomonedhës së Facebook jep lamtumirën

Më shumë se dy vite pasi prezantoi planet për një kriptomonedhë të quajtur Libra, Facebook po përgatitet për ta braktisur njëherë e mirë.

Diem Association themeluar nga Facebook për të menaxhuar monedhën dixhitale është duke eksploruar shitjen e aseteve sipas një raporti të Bloomberg.

Ishte rezerva federale Amerikane që i dha goditjen e fundit duke vënë nën presion Silvergate, partnerin bankar të Diem për linçimin e monedhës.

Nëse Diem po përpiqet të shesë aksionet, mund të jetë një sinjal se kriptomonedha nuk është e realizueshme. Fillimisht Libra ishte menduar si një monedhë dixhitale mbështetur në një shportë monedhash të disa vendeve të botës por që autoritetet rregullatorë e refuzuan.

Më pas u krijua një dizajn më i thjeshtë përpara se të ribrandohej në Diem. Si duket as kjo nuk ka funksionuar për Facebook. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook lançon reklamat në Instagram Reels