Lajmet

Projekti i motorit të kërkimit të censuruar të Google është anuluar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Korrik 2019
0
Sipas dokumenteve të përvetësuara nga sajti i lajmeve investigative “The Intercept”, Dragonfly u lançua si një projekt në Pranverën e 2017 Projekti i motorit të kërkimit të censuruar të Google është anuluar

Plani kontrovers i Google për të lançuar një motor kërkimi të censuruar në Kinë është anuluar tha një ekzekutiv i kompanisë.

Projekti u raportua se është ndaluar që prej vitit të kaluar por ka pasur spekulime se vijon të jetë aktiv.

“Kemi mbyllur Projektin Dragonfly,” tha ekzekutivi i Google Karan Bhatia përballë Komitetit të Drejtësisë së Komisionit Evropian.

Projekti Dragonfly është kritikuar ashpër edhe nga punonjësit e kompanisë. Motori i kërkimit shihej si një mjet potencial për autoritetet Kineze për të censuruar përmbajtjen në ueb dhe monitoruar sjelljen e qytetarëve online.

Në fund të 2018-ës Google refuzoi të fliste rreth projektit apo të jepte informacion rreth anulimit të tij nëse ishte i vërtetë.

Sipas dokumenteve të përvetësuara nga sajti i lajmeve investigative “The Intercept”, Dragonfly u lançua si një projekt në Pranverën e 2017.

Dokumentet sugjerojnë se në një pikë inxhinierët e Google kishin krijuar filtra për të kontrolluar uebsajtet përfshirë BBC dhe Wikipedia në rezultatet e kërkimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Navigimi me kamër në Google Maps i disponueshëm vetëm për disa prej jush

Lajmet e fundit>