Lajmet

Projektligji që ndalon “lajmet e rreme” i niset Putinit për nënshkrim

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Mars 2019
0
Kritikët besojnë se legjislacioni, të cilin Putini pritet ta nënshkruajë, është pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të rritur kontrollin në internet dhe për të shtypur kundërshtarët. Projektligji që ndalon “lajmet e rreme” i niset Putinit për nënshkrim

Legjislacioni që u mundëson autoriteteve ruse për të bllokuar faqet e internetit dhe ndëshkimin për “lajme të rreme” apo për materiale që dëmtojnë shtetin apo publikun, është dërguar në zyrën e presidentit rus, Vladimir Putin për nënshkrim.

Legjislacioni, i cili është konsideruar si kufizues i lirisë së shprehjes është miratuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit me 149 vota per, më 13 shkurt.

Ky projektligj do t’iu lejonte autoriteteve të bllokojnë disa faqe të internetit që publikojnë ato që konsiderohen “lajme të rreme” apo që postojnë materiale që mund të sulmojnë zyrtarët shtetërorë dhe simbolet shtetërore.

Kritikët besojnë se legjislacioni, të cilin Putini pritet ta nënshkruajë, është pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të rritur kontrollin në internet dhe për të shtypur kundërshtarët.

Këshilli Federal dhe Duma shtetërore, që kanë dhënë miratimin e fundit, janë të domunuara nga Partia, Rusia e Bashkuar, që tani është në pushtet.

Më 11 mars, Këshilli Presidencial Rus për Shoqëri Civile dhe të drejta të njeriut i ka bërë thirrje Dhomës së Lartë të parlamentit të kthejë mbrapsht projektligjet dhe ato të kundërshtohen.

Ky Këshill, këshillat e të cilit shumë shpesh injorohen nga Putini, kanë cituar Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut, e cila ka thënë se liria e shprehjes do të kufizohet dhe ka ngritur dyshime nëse ajo që do të transmetohet do të jetë e vërtetë.

Përveç tjerash ky legjislacion ka paraparë gjoba të rënda për të gjithë ata që shkelin masat e reja, pasi ligji, nëse miratohet, të hyjë në fuqi. /REL

LEXO EDHE:  Komisioni Evropian do të aprovojë blerjen e GitHub nga Microsoft

Lajmet e fundit>