Vëzhgim

Projektuesi i iPhone nderohet nga mbretëresha e Britanisë së Madhe

Publikuar , 31 Dhjetor 2011
0
Projektuesi i iPhone nderohet nga mbretëresha e Britanisë së Madhe

Ive, i cili është zëvendës kryetar i lartë i dizajnit industrial, ka marrë një titull kalorësi nga mbretëresha për “shërbimet në dizajn dhe ndërmarrje”.

“Unë jam fort i vetëdijshëm që unë përfitoj nga një traditë e mrekullueshme në MB [Mbretërinë e Bashkuar] e dizajnimit dhe ndërtimit.”

“Unë zbulova në një moshë të hershme që e tërë ajo që kam dashur unë është të dizajnoja,” shtoi Ive. “Unë ndjehem mjaft fatlum që unë vazhdoj të jem në gjendje të dizajnoj dhe bëj prodhime me një grup vërtet të shquar këtu në Apple.”

44 vjeçari ishte lindur në Chingford, në veri të Londrës dhe ka studiuar në Universitetin e Nothumbrias. Ai hyri në Apple në vitin 1992 dhe ka qenë i vendosur që atëherë në Kalifroni. Steve Jobs, i cili u rikthye në Apple në vitin 1996, e caktoi në pozitën e tanishme Iven në vitin 1997.

Ive ka arritur të bëjë emër me një varg të dizajnëve të prodhimeve të suksesshme, duke filluar me iMac-ët. Me rritjen e pasurisë së ndërmarrjes, Ive e drejtoi skuadrën e tij të dizajnit në krijimin e iPod, iPhone, iPad, MacBook Air dhe shumë prodhimeve të tjera të veçanta./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>