Biznes

Prokurorët e Koresë së Jugut kërkojnë ndihmën e Interpolit për arrestimin e themeluesit të Terraform Do Kwon

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Shtator 2022
Por prokurorët Koreanë janë të alarmuar duke qenë se autoritetet e Singaporit, ku Kwon shkoi në Prill, thanë se ai nuk ishte më në këtë vend. Prokurorët e Koresë së Jugut kërkojnë ndihmën e Interpolit për arrestimin e themeluesit të Terraform Do Kwon

Përgjatë fundjavës CEO dhe bashkëthemeluesi i Terrafrm Labs Do Kwon shkroi në Twitter se nuk ishte në arrati dhe nuk po i shmangej autoriteteve.

Deklaratën ai e bëri pasi autoritetet Koreano-Jugore lëshuan një urdhër arresti për të dhe pesë individë të tjerë të lidhur me Terraform Labs për abuzime me ligjet vendase për tregjet dhe kapitalet.

Por prokurorët Koreanë janë të alarmuar duke qenë se autoritetet e Singaporit, ku Kwon shkoi në Prill, thanë se ai nuk ishte më në këtë vend.

Tani prokuroria e Seulit kërkoi nga Interpol që ta vendosë Kwon në listën e kuqe të agjencisë dhe revokuar pasaportën e tij raportoi Financial Times.

Sipas uebsajtit të Interpolit, lista e kuqe e Interpolit është për individë në arrati. Kwon fluturoi në Singapor në muajin Prill, në kohën kur mbylli zyrat e tij në Kore.

Familja e tij dhe personeli i Terraform e ndoqi atë në Singapor në Maj. Ekzekutivi dhe personeli i Terraform Labs janë nën hetim për mashtrime financiare dhe evazion fiskal pas kolapsit të stablecoinit të kompanisë TerraUSD dhe Luna.

Afro 40 miliardë dollarë në para investitorësh u fshinë ndërsa sot e akuzojnë për operimin e një skeme ponzi. Prokurorët besojnë se ai u largua nga Koreja për të shmangur hetimet duke qenë se Kwon ishte shprehur se nuk kishte të plan të dilte përpara prokurorëve.

Në Twitter vendndodhja e tij është ende Singapori dhe në disa cicërima mohoi të kishte tentuar shmangien e arrestimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vendi Evropian kërcënon Telegram me bllokim