Analiza

Pronarët e iPhone 4 janë më të kënaqur se ata të Android apo BlackBerry

Publikuar , 19 Nëntor 2010
0
Pronarët e iPhone 4 janë më të kënaqur se ata të Android apo BlackBerry

Prej të anketuarve në muajin nëntor, 84 për qind që ishin pronarë të iPhone 4 32GB, dhe 78 për qind që ishin pronarë të versionit 16GB, deklaruan se janë “shumë të kënaqur” me pashijet e tyre.

Kjo shifër ishte paksa më e lartë në krahasim me versionin 3GS, por ishte tetë pikë më lartë sesa renditja më e afërt e rivalit, HTC Evo 4G, që ka arritur në 76 për qind të kënaqësisë së përdoruesve të tij.

Motorola Droid 2 ishte i radhës në renditje me 74 për qind. Celularë tjetër Android zakonisht renditeshin nën 70 për qind. RIM ka arritur një ngritje të dukshme përmes BlackBerry Torch, por ka mbetur në 64 për qind, prapa Apple, HTC e Motorola. Bold ishte edhe më ulët me 48 për qind, kurse pajisjet tjera të kësaj kompanie, përfshirë edhe Storm 2, renditeshin nën 37 për qind.

Pavarësisht shitjeve të fuqishme, Samsung Galaxy 2 arriti në vetëm 55 për qind të asaj që pronarët të deklarojnë se janë shumë të kënaqur me të.

Rezultatet afatgjate gjithashtu tentojnë të favorizojnë Apple dhe të krijojnë një distancë të dukshme mes kësaj kompanie dhe konkurrencës, pavarësisht rezultateve të fuqishme nga Motorola. Rreth 77 për qind e pronarëve të iPhone që kanë blerë një pajisje në gjashtë muajt e fundit ishin shumë të kënaqur, kurse 71 për qind e pronarëve të Motorola thanë  të njëjtën. HTC ishte në pozitën e mesit me 63 për qind, por të tjerët si Samsung e RIM, arritën vetëm në 45 për qind, gjegjësisht 44 për qind.

Në studim gjithashtu është gjetur se një numër i theksuar i blerëve po shikojnë të blejnë vetëm celularë Android apo BlackBerry për shkak se iPhone nuk është në rrjetin që ata pëlqejnë. Në mesin e të gjithë amerikanëve të anketuar që nuk ishin në AT&T, 34 për qind do të kishin marrë një iPhone nëse do të kishin pasur mundësi. Në anën tjetër sa i përket besnikërisë ndaj celularit, 28 për qind e pronarëve të celularëve të mençur Samsung do të kishin zgjedhur një iPhone në vend të asaj që posedojnë. Kjo shifër rritet në 32 për qind tek blerësit e HTC dhe shkon edhe më lartë tek ata që kanë BlackBerry dhe Motorola, me 37 për qind, gjegjësisht 36 për qind.

LEXO EDHE:  Pas telefonëve është radha e laptopëve me ekrane që palosen

Rezultatet sugjerojnë se shqetësimet me antenën e iPhone 4 nuk paraqesin faktor ndikues tek blerësit por në anën tjetër eksodi i madh nga pajisjet BlackBerry është ndikuar fuqishëm nga paraqitja e platformës Android.

Studimi është bërë me rreth 1,212 përdorues dhe nuk është tërësisht i saktë por pavarësisht kësaj mund të reflektojë trendet e përgjithshme të industrisë së celularëve të mençur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>