Biznes

Pronësia intelektuale, 4.8 milionë euro për strategjinë e re 2021-202

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Korrik 2021
Në relacionin që shoqëron draftin thuhet se kjo strategji do të përbëjë një arritje në drejtim të njohjes, administrimit dhe mbrojtjes së të drejtave që rrjedhin nga PI-së, të drejta të cilat ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në mirë funksionimin e ekonomisë dhe forcimin e rregullave të një konkurrence të drejtë. Pronësia intelektuale, 4.8 milionë euro për strategjinë e re 2021-202

Ndryshimet e kuadrit ligjor, konsulencat dhe gjithë orientimi që do të ketë mbrojtja e pronësisë industriale në pesë vite pritet t’i kushtojnë qeverisë 4.8 milionë euro. Të paktën kjo është shifra që Ministria e Financave dhe Ekonomisë përfshirë në një dokument të nxjerrë për konsultim.

Strategjia e Pronësisë Intelektuale 2021-2025 parashtron prioritetet që do të mbahen parasysh në 5 vite duke nisur nga përmirësimi i kuadrit ligjor tek zhvillimi dhe forcimi i institucioneve të përfshira në zbatimin e të drejtave intelektuale. Po kështu forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit midis institucioneve, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel rajonal apo me gjerë, në funksion të përmirësimit të punës në mbrojtje të të drejtave të pronësisë intelektuale, rritja e ndërgjegjësimit të publikut në Shqipëri lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale. Një tjetër element është identifikimi potencial i treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës si një objekt shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në relacionin që shoqëron draftin thuhet se kjo strategji do të përbëjë një arritje në drejtim të njohjes, administrimit dhe mbrojtjes së të drejtave që rrjedhin nga PI-së, të drejta të cilat ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në mirë funksionimin e ekonomisë dhe forcimin e rregullave të një konkurrence të drejtë.

“Ekonomia inovative bazohet në idenë se dija, inovacioni, teknologjia dhe sipërmarrja janë forcat e zhvillimit ekonomik. Në një ekonomi të bazuar në dije, kapaciteti dhe kreativiteti inovativ janë lëndë djegëse për rritjen ekonomike. Të drejtat e pronësisë intelektuale janë mjeti për mbrojtjen ligjore të atyre forcave lëvizëse. Kjo është arsyeja themelore pse vendet duhet të zhvillojnë një sistem të besueshëm dhe të mirëfunksionuar të pronësisë intelektuale” thuhet në relacion.

LEXO EDHE:  Teknologjia 5G në Shqipëri do të marrë më shumë kohë sesa ishte parashikuar

Në vijim të kësaj Ministria thekson se ky sistem fuqizon bizneset, industritë dhe individët për të mbrojtur krijimet e tyre inovative intelektuale dhe rezultatet e veprimtarive të tyre kulturore dhe krijuese. “Kjo u jep atyre mundësinë të gëzojnë të drejtat e tyre morale dhe të komercializojnë të drejtat e tyre materiale që burojnë nga puna dhe investimet e tyre inovative dhe krijuese. Mundësia për të nxjerrë vlera të përshtatshme ekonomike nga puna dhe investimet e tyre inovative dhe krijuese është shumë stimuluese për punën dhe investimet e mëtejshme”.

/Monitor