Blog

Pronësia intelektuale, Shqipëria aderohet së shpejti në Marrëveshjes së Vjenës

Publikuar , 14 Maj 2018
0
Aktualisht në marrëveshjen e Vjenës aderojnë 32 vende duke ofruar lehtësi në shkëmbimin e informacionit mes njëri-tjetrit për çështje që lidhen me pronësinë industriale. Pronësia intelektuale, Shqipëria aderohet së shpejti në Marrëveshjes së Vjenës

Shqipëria pritet që shumë shpejt të ketë akses në bazën e të dhënave ndërkombëtare të markave si dhe të bëjë klasifikim të ngjashëm me atë që sanksionon Marrëveshja e Vjenës. Një projektligj i fundit i depozituar në parlament sanksionon pikërisht aderimin e Shqipërisë në këtë marrëveshje duke pasur në fokus klasifikimin ndërkombëtar të elementëve figurativë të markave tregtare. Referuar relacionit që shoqëron këtë draft theksi vihet tek avantazhet që sjell ky hap ku së pari është lehtësimi i kërkimit mbi markat tregtare.

Së dyti lehtësimi i procedurave të aplikantëve për plotësimin e dokumentacionit, që pritet të sjellë  rritje të numrit të aplikimeve për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit nga subjekte shqiptare dhe të huaja, si në rrugë kombëtare dhe në rrugë ndërkombëtare, si rezultat i krijimit të mundësive të njëjta të mbrojtjes dhe marrjes së informacionit me vendet, të cilat kanë aderuar në marrëveshjen e Vjenës.

Adermimi në marrëveshjen e Vjenës “detyron” Shqipërinë që edhe klasifikimin ta bëjë sipas të njëjtit sistem.

“Nevoja për zyrtarizmin e një klasifikimi të vetëm në Shqipëri ka lindur edhe sepse subjekte të të drejtave të pronësisë industriale në Shqipëri janë jo vetëm subjektet shqiptare, por edhe ato me origjinë nga shtete të huaja, që janë tashmë anëtare të marrëveshjes së Vjenës” thuhet në relacion.

Aktualisht në marrëveshjen e Vjenës aderojnë 32 vende duke ofruar lehtësi në shkëmbimin e informacionit mes njëri-tjetrit për çështje që lidhen me pronësinë industriale.

Shqipëria gjatë tre viteve të fundit ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore legjislacionin që lidhet me pronësinë industriale. Vetëm pak kohë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale nxori për konsultim një seri aktesh nënligjore të lidhura me regjistrimin e markave, kostot si dhe procedura të tjera. /Monitor

LEXO EDHE:  Zuckerberg akuzohet për mospërfillje dhe mungesë lidershipi

Tags >

markat
Lajmet e fundit>