Biznes

Protesta në El Salvador për adoptimin e Bitcoin si monedhë zyrtare

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Shtator 2021
Javën e kaluar El Salvadori u bë vendi i parë në botë që e adopton monedhën virtuale si monedhë zyrtare krahas dollarit Amerikan. Protesta në El Salvador për adoptimin e Bitcoin si monedhë zyrtare

Mijëra protestues dolën në rrugët e El Salvadorit të zemëruar me adoptimin e bitcoin si monedhë zyrtare.

Presidenti i vendit Nayib Bukele thotë se kriptomonedha do të ndihmojë qytetarët e Salvadorit që punojnë jashtë vendit të dërgojnë para me kosto më të ulët në shtëpitë e tyre.

Por protestuesit frikësohen se bitcoin si monedhë zyrtare mund të sjellë mungesë stabiliteti dhe inflacion në vendin e varfër të Amerikës Latine. Disa protestues i vunë flakën ATM-ve të bitcoin ndërsa të tjerë mbanin në duar pankarta ku thuhej “Bukele Diktator.”

Javën e kaluar El Salvadori u bë vendi i parë në botë që e adopton monedhën virtuale si monedhë zyrtare krahas dollarit Amerikan.

Protestat nisën në kryeqytetin e vendit San Salvador në 200 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ata akuzojnë presidentin për përdorimin e metodave autoritare për të forcuar pushtetin e tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  MasterCard mbështet kriptomonedhat në sistemin e saj global të pagesave