Lajmet

Protesta të ashpra nga përdoruesit e Facebook

Publikuar , 25 Tetor 2009
0
Protesta të ashpra nga përdoruesit e Facebook

“Gjersa shikimi i aktiviteteve në kohë reale ka rëndësi të jashtëzakonshme, ne gjithashtu dëshirojmë të sigurohemi se ju nuk humbi përmbajtje tjera interesante” tha zhvilluesi i Facebook, Raylene Yung. “Pasi kemi dëgjuar reagimet prej ju dhe pasi që kemi hulumtuar disa dizajne të reja, ne kemi vendosur se ndryshimet e sotme të lëvizin atë që keni parë në formën e Highlights nga ana e djathtë tek News Feed View në kolonën kryesore, në mënyrë që ju me lehtësi ti qaseni që të dy shikimeve”.

Sipas Yung, Facebook gjithashtu ka shtuar informacionin përsëri në News Feed, duke përfshirë foto tag, përditësimet e faqeve të adhuruesve, ngjarje RSVP dhe shtimin e miqve të rinj.

Yung tentoi të evitojë të paevitueshmen prej ankesave të përdoruesve duke deklaruar se përditësimi do të ndihmojë që Facebook të bëhet një “eksperiencë më e çmueshme”.

“Sikurse ju, ne e dimë sa mund të shkaktojnë bezdi kur gjërat lëvizen, por ne shpresojmë se këto ndryshime do të bëjnë Facebook një eksperiencë më të çmuar për ju. Ne mendojmë shumë rreth të gjitha ndryshimeve që bëjmë në faqe dhe bëjmë shumë testime para se të lëshojmë ndonjë gjë” tha Yung.

Por pavarësisht kësaj , një numër i përdoruesve veçse kanë shprehur dëshpërimin e tyre rreth rifreskimeve të faqes kryesore.

“Nuk dëshirojë të shoh miqtë e ri të mikut tim. Është shpenzim i kotë i hapësirës në një faqe kryesore koti” shkroi një anëtarë.

“Kjo është tërësisht e tmerrshme… Ndryshimi është i tmerrshëm…live feed NUK përfshinë çdo gjë… nëse Facebook nuk e zgjidh këtë problem unë largohem!

Një përdoruese e tretë anëtare e Facebook, tha se ishte e” tronditur “ nga ndryshimet në faqen kryesore.

LEXO EDHE:  A kanë qenë cicërimat tuaja në Twitter publike pa dijeninë tuaj?

“Në qoftë se do të dëshiroja të isha në Twitter atëherë do të isha në Twitter. Unë urrej Twitter. Jam i  tronditur nga ndryshimet e reja që i keni bërë pa informuar askënd! Pse e bëni këtë në një rrugë të këtillë diktatoriale. Unë ndihem vërtetë jo rehat me nivelin e informimit që keni vendosur se më nevojitet mua . Ju lutem më dëgjoni dhe kthejeni prapa!” ishte deklarata e përdorueses së tretë.

E ju anëtarë të Facebook nga Kosova apo Shqipëria çfarë mendoni rreth ndryshimeve?

Lajmet e fundit>