Lajmet

Protesta të dhunshme dhe probleme teknike shoqëruan ditën e parë të Bitcoin në El Salvador

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shtator 2021
Lançimi i bitcoin në El Salvador ishte shumë larg asaj çfarë priste presidenti i vendit Nayib Bukele kur vendosir të niste eksperimentin e tij të bujshëm. Protesta të dhunshme dhe probleme teknike shoqëruan ditën e parë të Bitcoin në El Salvador

Prestesta të dhunshme, probleme të teknologjisë dhe një rënie e vlerës shoqëruan ditën e parë të adoptimit të bitcoin si monedhë zyrtare nga El Salvadori.

Çmimi i bitcoin ra ditën e Marte në pikën më të ulët të 30 ditëve të fundit nga 52 mijë dollarë në 43 mijë dollarë.

Politikanët në opozitë në El Salvador thanë se rënia i shkaktoi një prej vendeve më të varfrat të Amerikës Latine humbje prej 3 milionë dollarësh.

Lançimi i bitcoin në El Salvador ishte shumë larg asaj çfarë priste presidenti i vendit Nayib Bukele kur vendosi të niste eksperimentin e tij të bujshëm.

Platformat si Apple dhe Huawei nuk mbështetën portofolin dixhital shtetëror njohur si Chivo dhe serverët dolën offline sepse nuk përballonin dot regjistrimet e përdoruesve.

Por gjatë ditës Chivo filloi të pranohej nga më shumë platforma si Starbucks apo McDonalds. Qeveria ju dha qytetarëve të regjistruar 30 dollarë secilit në bitcoin për të inkurajuar adoptimin.

Një prej premtimeve të lançimit të bitcoin ishte kursimi i 400 milionë dollarëve në tarifa transaksionesh nga jashtë. Megjithatë të dhënat e Bankës Botërore përllogaritin 170 milionë dollarë.

Ajo çfarë nuk i shërbeu aspak për mirë El Salvadori ishte rënia e bitcoin në ditën e parë të adoptimit të tij me 20%.

1 mijë protestues u grumbulluan përpara Gjykatës Supreme duke kryer akte të dhunshme. Përtej mungesës së stabilitetit financiar, adoptimi i bitcoin mund të shtojë transaksionet e paligjshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Musk zbulon kriptomonedhat tek të cilat ka investuar