Blog

Protestuesit e Hong Kongut po përdorin një aplikacion komunikimit që autoritetet Kineze nuk e përgjojnë dot

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shtator 2019
0
Shkarkimet janë rritur me 4,000% për aplikacionin në dy muajt e fundit. SMS, e-mail-et dhe aplikacioni i komunikimit WeChat monitorohen të gjithë nga shteti Kinez. Protestuesit e Hong Kongut po përdorin një aplikacion komunikimit që autoritetet Kineze nuk e përgjojnë dot

Protestuesit pro demokracisë në Hong Kong janë kthyer drejt një aplikacioni të ri për të komunikuar, një i cili nuk përdor internetin dhe që është më i vështirë për autoritetet Kineze për të gjurmuar.

Bridgefy është një aplikacion komunikimi i bazuar në Bluetooth dhe protestuesit mund të komunikojnë me njëri tjetrin pa lidhje interneti.

Shkarkimet janë rritur me 4,000% për aplikacionin në dy muajt e fundit. SMS, e-mail-et dhe aplikacioni i komunikimit WeChat monitorohen të gjithë nga shteti Kinez.

Bridgefy përdor një rrjet mesh i cili lidh përdoruesit me njëri tjetrin dhe si rezultat bërë të mundur komunikimin edhe nëse janë jashtë distancës që mbulon Blueooth. Mesazhet kërcejnë nga telefoni i një përdoruesi tek tjetri derisa të mbërrijnë tek personi i duhur.

Aplikacioni është dizajnuar nga një startup nga San Francisco dhe është përdorur më parë në vend ku rrjetet Wi-Fi dhe ato tradicionale dështojnë si aktivitete të mëdha sportive dhe muzikore.

Një aplikacion i ngjashëm i quajtur FireChat është përdorur më parë në protestat e Hong Kongut por edhe Tajvanit, Iranit dhe Irakut.

Por ekspertët nuk janë të bindur se aplikacione të tilla janë të mbrojtura nga mbikëqyrja e autoriteteve. Ata thonë se për rrjetet peer-to-peer mjafton të qëndroni në një hapësirë ku dy pajisje po komunikojnë dhe të shikoni me thjeshtë kush është i përfshirë dhe kush jo.

Mbase autoritetet nuk kanë për ta pasur aq të lehtë ti mbikëqyrin sa përmes internetit, por mjetet për ta bërë në këtë rast nuk duhet tu mungojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një sulm masiv kibernetik rrëzon 2,000 uebsajte në Gjeorgji

Lajmet e fundit>