Analiza

ProtonMail vs Gmail: Siguria dhe privatësia bëjnë diferencën

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Shkurt 2021
Një opsion është ProtonMail, një shërbim emaili që pikë të fortë ka sigurinë dhe enkriptimin e të dhënave. Në këtë artikull do të shohim disa prej gjërave që e dallojnë dhe si krahasohet me Gmail. ProtonMail vs Gmail: Siguria dhe privatësia bëjnë diferencën

Google Mail është një prej shërbimeve më të njohura të postës elektronike përdorur jo nga miliona, por miliarda përdorues. Nisur nga ky popullaritet Gmail ka qenë zgjidhja e parë si email personal por edhe biznesi.

Megjithatë kohët e fundit janë ngritur shqetësime në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Më lajme që dalin çdo ditë për marrëdhëniet e brishta mes kompanive teknologjike dhe agjencive qeveritare, njerëzit po shqetësohen për privatësinë e të dhënave të tyre dhe shumë janë vënë në kërkim të alternativave.

Një opsion është ProtonMail, një shërbim emaili që pikë të fortë ka sigurinë dhe enkriptimin e të dhënave. Në këtë artikull do të shohim disa prej gjërave që e dallojnë dhe si krahasohet me Gmail.

Funksionet

Një prej kërkesave kryesore që një ofrues shërbimi email të jetë i përdorshëm nga bizneset është mundësia për të përdorur domainet personale. ProtonMail dhe Gmail ofrojnë të dy këtë gjë në planet e tyre me pagese.

Gjithashtu kanë ndërfaqe të ngjashme me foldera për inbox, draft, sent etj. Ju mund të krijoni folder të rinj për arkivimin e emaileve sipas preferencave apo të krijoni filtrat.

Në funksionalitet ka shumë ngjashmëri por ka edhe gjëra që i dallojnë. Ajo që ProtonMail krenohet është siguria e avancuar: enkriptimi fundor i të gjitha emaileve, mundësia për të enkriptuar emailet me fjalëkalim apo emailet që vetëshkatërrohen pas një afati kohor.

Kompania dhe serverët e saj janë në Zvicër ku ka edhe ligje të forta të privatësisë.

Performanca

ProtonMail dhe Gmail kanë aplikacione Android dhe iOS e madje mund të përdorni edhe versionet ueb të tyre nga desktopi dhe laptopi. Shumë klientë desktopë si Microsoft Outlook, Apple Mail dhe Mozilla Thunderbird ofrojnë mbështetje për Gmail por jo për ProtonMail.

LEXO EDHE:  Përdoruesit mund të përdorin Gmail si aplikacionin kryesor të e-mailit në iOS 14

ProtonMail nuk ka një aplikacion të dedikuar për desktop dhe duhet ta përdorni vetëm nga uebi kjo për shkak të sigurisë. Gjithashtu nëse kërkoni për emailet e kaluara do të keni probleme për shkak të sigurisë dhe enkriptimit. Në Gmail mund të kërkoni nisur nga subjekti, dërguesit, marrësi, data, folderi dhe përmbajtja.

Për shkak të enkriptimit, ProtonMail nuk indekson emailet që do të thotë se nuk mund të kërkoni asgjë në përmbajtje.

Privatësia

Kur regjistroni në një shërbim të Google, përfshirë këtu edhe Gmail, motori i kërkimit merr informacione si blerjet, vendndodhja, kontaktet, infot e kontaktit personal, historikun e kërkimit, përmbajtjen e përdoruesit, të dhëna diagnostikuese etj.

ProtonMail nuk grumbullon asnjë lloj informacioni nga përdoruesit dhe i vetmi informacion që merr është që kanë të bëjnë me aplikacionin dhe mirëfunksionimin e tij.

Të dy shërbimet kanë opsione të ngjashme. Në çmim Gmail është më i kushtueshëm por ka më shumë hapësirë për emailin. Dhe si pjesë e Google Workspace vjen me një koleksion të gjerë aplikacionesh.

Por arsyeja kryesore pse një përdoruesit shfrytëzon ProtonMail është siguria sidomos nëse privatësia është shqetësimi kryesor.