Lajmet

Provojeni sistemin Ubuntu 11.10 brenda shfletuesit të uebit

Publikuar , 16 Tetor 2011
0
Provojeni sistemin Ubuntu 11.10 brenda shfletuesit të uebit
Më 13 tetor, Canonical lëshoi versionin e 15-të të Ubuntus, 11.10 Oneiric Ocelot; ndjehuni të lirë që ta provoni atë, pasi që është falas. Ju keni mundësi që ta provoni madje edhe pa e shkarkuar fare, por vetëm duke e përdorur shfletuesin tuaj të uebit.
 
Ajo që duhet të bëni është të vizitoni faqen ubuntu.com/tour dhe që nga aty mund t’i provoni disa nga veçoritë e këtij sistemi. Normalisht, të gjitha gjërat që ofrohen nga ky sistem nuk mund të përdoren thjesht nga shfletuesi, por pasi që ta keni shkarkuar atë.
 
Një nga faktorët më të mëdhenj që ka ndikuar në suksesin e sistemit Ubuntu historikisht ka qenë mundësia e testimit të tij pa pasur nevojë që të bëhetë instalimi i tij. Duke e përdorur një CD me Ubuntu, ju mund ta provoni atë pa e instaluar.
Por, nëpërmjet aplikacionit Wubi, ju mund ta instaloni atë brenda Windowsit dhe ta provoni dhe së fundi ta testoni edhe në një shfletues të uebit.
Aplikacioni i bazuar në javascript e përngjason desktopin në Ubuntu dhe ua mundësoni përdorimin e shumë dritareve duke përfshirë hapjen e një shfletuesi të rremë të uebit dhe programin për emaile dhe secili mund të hapet brenda shfletuesit.  Provojeni dhe ndoshta do të ju pëlqej ky sistem. (PCWorld Albanian)
LEXO EDHE:  Lajme të këqija për përmbajtjet provokative, YouTube ndryshon politikat

Lajmet e fundit>