Harduer

Provoni eksperiencën e punës me disa monitorë

Publikuar , 26 Tetor 2009
0
Provoni eksperiencën e punës me disa monitorë

Përshtatësit grafik HP USB
Këto ditë, shumica e laptopëve përkrahin dy monitorë ose së paku mundësojnë përdorimin e monitorit të laptopit dhe një tjetër të jashtëm njëkohësisht. Kartat grafike më të avancuara mund të përkrahin dy monitorë. Por nëse jeni duke përdorur kartelë grafike të integruar dhe dëshironi të shtoni monitorin e dytë pa e hapur shtëpizën tuaj ose nëse dëshironi të shkoni përtej dy monitorëve pa blerë një kartë të shtrenjtë PCIe X16, do t’ju duhet një Përshtatës Grafik HP USB, i cili kushton 60$ (find.pcworld.com/63653).
    Për shkak të limitimeve të grafikave në USB, kam pritur performancë patetike për këtë pajisje, por isha i befasuar për të mirë. Për aplikacionet e biznesit, ky përshtatës është kampion. Edhe për video të YouTube ka punuar për mrekulli.
    Përshtatësi është një kuti e vogël (0.71 me 2.13 me 3.10 inç) me portin mini-USB në njërën anë dhe portin DVI në anën tjetër. Ai vjen me kabllon USB dhe përshtatësin DVI-në-USB dhe përkrah rezolucionin deri në 1600 me 1200 ose 1680 me 1050 (ekran i gjerë). Instalimi i drajverëve ishte i thjeshtë; Windows-i e njohu menjëherë monitorin dhe ishte në dispozicion te Display Settings.
    Sipas HP-së, ju mund të përdorni deri në gjashtë monitor njëherësh. Kam shtuar edhe një përshtatës dhe kam lidhur katër monitorë. Të kesh katër monitorë është qesharake dhe interesante. E rekomandoj shumë këtë opsion. Lehtësia e përdorimit të tyre është shumë e lehtë, veçanërisht si një profesionist i IT-së.

UltraMon
Ultra Mon është një aplikacion për shumë monitorë, që kushton 40$ (find.pcworld.com/47992). Edhe pse pak i shtrenjtë, ai ofron funksionalitet, që është shumë i dobishëm. UltraMon i lejon prapavijës së monitorit të ndahet në disa monitorë ose që në secilin monitor të paraqitet një prapavijë e ndryshme. Gjithashtu mundëson lëvizjen e shpejtë të aplikacioneve nga një monitor në tjetrin. Për njerëzit që bëjnë shpesh prezantime, aplikacioni mundet të pasqyrojë njërin desktop në monitorin tjetër.
    Por opsioni që e bën këtë aplikacion të vlefshëm është Smart Taskbar, i cili shton shiritin e punëve në secilin monitor dhe secili shirit paraqet vetëm aplikacionet që janë aktive në atë monitor. Me dy monitorë ky opsion është i përshtatshëm; me katër është i domosdoshëm.

LEXO EDHE:  Samsung paralajmëron rënie të ndjeshme të të ardhurave dhe fitimit

WinSplit Revolution
WinSplit Revolution (find.pcworld.com/63658) është një aplikacion falas që zgjidh problemin e pozicionimit të shpejtë të shumë aplikacioneve në një apo më shumë monitorë dhe ju ndihmon t’i lëvizni shpejt aplikacionet nga njëri monitor në tjetrin. Duke përdorur shiritin e sistemit, mund të rregulloni madhësinë e aplikacionit sa gjysma apo një e katërta e monitorit.
    Nëse dëshironi të mësoni disa shkurtesa të lehta të tastierës, menjëherë do të jeni më efikas me punën në disa monitorë. Për të lëvizur ndonjë aplikacion nga monitori i majtë në të djathtë shtypni –.Për të pozicionuar aplikacionin e zgjedhur në këndin e majtë lart shtypni –7 (te tastet e numrave). Për të hapur dritaret në forma të paracaktuara shtypni tastin e njëjtë disa herë. Ju lë juve që ta kuptoni pjesën tjetër vetë.

Lajmet e fundit>