Analiza

Pse amerikanët zgjodhën Android-in në vend të iPhone-t?

Publikuar , 16 Gusht 2012
0
Pse amerikanët zgjodhën Android-in në vend të iPhone-t?

Sipas studimit të bërë nga Apple, arsyeja numër një pse njerëzit zgjodhën Android në vend të iPhone përpara vitit 2011 ishte sepse telefoni me sistemin Android ishte i disponueshëm në kompaninë e tyre të celularëve.

Hulumtimi i Apple u prezantua në Gjykatë gjatë ditës së djeshme. Josh Lowensohn i CNET ka përgatitur grafikun, të cilin e shihni më poshtë.

Është një grafik interesant që tregon se Apple do të kishte kryesuar tregun e smartfonëve në Shtetet e Bashkuara nëse do të kishte ndërprerë marrëveshjet me Verizon, T-Mobile dhe Sprint.

Mirëpo, kjo mund të mos kishte qenë e mundur pasi Apple kishte një marrëveshje pesë vjeçare me AT&T, që ishte fuqimisht mbështetëse për lëshimin e iPhone të Apple.

Raportet/thashethemet thonë që Apple rihyri në bisedime me AT&T kur paraqiti iPad-in dhe kjo është arsyeja pse iPhone bashkëpunoi Verizon-in në vitin 2011.

Cilado që mund të ketë qenë arsyeja, Apple është aktualisht e përfshirë me tre kompani madhore, po ashtu dhe me disa të tjera më të vogla rurale.

Të gjitha këto po kufizojnë rritjen e tregut të Androidit. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Më fund Opera sjell VPN në shfletuesin për Android

Lajmet e fundit>