Vëzhgim

Pse astronautët mbajnë “Pelena”?

Publikuar , 04 Nëntor 2010
0
Pse astronautët mbajnë “Pelena”?

Shumë e thjeshtë, kur astronautët qëndrojnë ulur nëpër fluturaket e tyre, të lidhur për karriget e veta me rripat e sigurisë, ata mund të përjetojnë vonesa të gjata. Nganjëherë këto zgjasin me orë të tëra.

Dhe kur kjo ndodhë, ata nuk mund të largohen nga karriget e tyre për të përdorë tualetin. Ata duhet ta “bëjnë atë”, siç e bëri Alan Shepard kur po priste brenda kapsulës Mercury me 6 Maj 1961, që po priste lancimin e misionit Freedom 7.

Ishte amerikani i parë që arriti Hapësirën, dhe i pari që urinoj brenda kostumit të tij të astronautit.

Përgjatë disa probleme teknike, Shepardi ishte ngujuar brenda në kapsulë për kohë të gjatë. Ai thirri shokin e tij Gordon Cooper, anëtarin tjetër të misionit Mercury 7. Në atë kohë Cooper ishte komunikatori kryesor qendrën kontrolluese :

  • Shepard: Gordo!
  • Gordo: Urdhëro, Alan
  • Shepard: Shoku, më duhet të urinoj.
  • Gordo: Çka të duhet?!
  • Shepard: Më dëgjove. Më duhet të urinoj. Jam ngujuar këtu për shumë kohë!

Ai nuk mundi të dilte, por ekipi mjekësor mendoj se lëngu mund të krijonte lidhje të shkurtë në kabllot monitoruese në trupin e tij. Shkencëtarët në NASA nuk e kishin paramenduar këtë, misioni i Shepardit kishte për të qenë i shkurtë, dhe ai nuk ishte i pajisur me Pelenën e Gjithësisë e as ndonjë mekanizëm tjetër që do ta akomodonte Shepardin për nevojat e tija fiziologjike. Më në fund, ata fikën sistemin monitorues dhe Shepardit i ishte dhënë leja që të urinonte.

LEXO EDHE:  Kosovari që kërkon suksesin e tij në NASA

Lajmet e fundit>