Analiza

Pse disa kriptomonedha kanë një limit qarkullimi?

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Maj 2022
Disa kriptomonedha popullore si Bitcoin, Cardano dhe Ripple kanë limite të ndryshme e ka prej tyre që skanë. Pse disa kriptomonedha kanë një limit qarkullimi?

Bota e kriptomonedhave ka aq shumë diferenca saqë thuajse është pamundur të kesh çdo të qartë çdo informacion. Për shembull disa kriptomonedha janë “token” disa monedha, disa kanë limite e disa jo.

Pyetja që do ti japim përgjigje është pse disa kriptomonedha nuk kanë limite ndërsa të tjera si bitcoin po arrijnë fund?

  1. Çfarë është limiti në botën e kriptomonedha?

Limitet e aplikuar përcakton numrin e kriptomonedhave që do të hidhen në qarkullim. Për shembull limit i Bitcoin është 21 milionë që do të thotë se pas tij nuk mund të gërmohn më bitcoin.

Krijuesi i kriptomonedhës e dizajnoi në atë mënyrë duke ngjarë më shumë si ari, ose një resurs i çmuar.

Disa kriptomonedha popullore si Bitcoin, Cardano dhe Ripple kanë limite të ndryshme e ka prej tyre që skanë.

Por çkuptim ka që një kriotomonedhë të ketë limit dhe si e ruan vlerën ajo nëse nuk ka një limit?

Në të vërtetë shumica e kriptomonedha nuk kanë limit. Pse? Industria e gërmimit sot është kolosale me individë dhe entitete që fitojnë nga gërmimi i tyre. Nëse një kriptomonedhë nuk ka limit, do të thotë se gjithnjë mund të gërmohet. Madje shumica e gërmuesve duan që limiti i Bitcoin të rritet ose të hiqet plotësisht.

Nuk duhet harruar se jo të gjitha kriptomonedhat janë njëlloj sepse kanë qëllim dhe përdorime të ndryshme. Le të shohim Ethereum si një kriptomonedhë e cila nuk ka limit.

Sot janë 120 milionë ETH në qarkullim. Edhe pse qarkullimi vjetor është i kufizuar në 18 milionë, nuk ka një limit sesa ETH mund të gërmohen përgjatë kohës. Pavarësisht se Ethereum ka vlerë monetare dhe mund të blihet e shitet si çdo kriptomonedhë tjetër, nuk është një monedhë për ruajtjen e vlerës si bitcoin. Por pse?

LEXO EDHE:  Modelet iPhone 13 i rezistojnë më shumë humbjes së vlerës krahasuar me smartfonët Android

Ethereum ka një blockchain të gjerë dhe divers ku shumë projekte dhe aplikacione të decentralizuara mund të ndërtohen. Tokenë të rinj, NFT-së, shërbime DeFi krijohen në blockchainin e Ethereum çdo ditë dhe sot është më popullori

Ka edhe stablecoin që nuk kanë një limit. Marrim shembull USB Coin vlera e së cilët është e lidhur me dollarin dhe si rezultat e njëjtë. Qarkullon sipas kërkesës dhe nuk mund të gërmohet. Ashtu si vetë dollari mund të krijohet pafund.

/PCWorld Albanian