Analiza

Pse ditët në vijim do të jenë të vështira për Bitcoin

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Dhjetor 2019
0
Bitcoin edhe njëherë tjetër po sillet në tokë të “rrëshqitshme” pasi u përball me një refuzim të përsëritur për tu ngjitur mbi kufirin psikologjik në katër ditët e fundit. Pse ditët në vijim do të jenë të vështira për Bitcoin

Bitcoin edhe njëherë tjetër po sillet në tokë të “rrëshqitshme” pasi u përball me një refuzim të përsëritur për tu ngjitur mbi kufirin psikologjik në katër ditët e fundit.

Kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregut dështoi të qëndronte mbi 7,600 dollarë në tre prej katër ditëve të fundit. Çmimi i kriptomonedhës qëndroi nën këtë nivel ditën e Dielë.

Të Hënën refuzimi për tu ngjitur mbi nivelin psikologjik u përsërit. Kriptomonedha kërceu nga 7,440 dollarë në 7,666 dollarë në shtatë ë sipas të dhënave të Bitstamp.

Por kjo lëvizje u zhbë me 283 dollarë më pak në 7,383 dollarë pas 60 minutash. Kriptomonedha e mbylli ditën e Hënë me rënie prej 2.4%. Një rënie nën 7,000 dollarë nuk përjashtohet.

Ditën e sotme ra në 7,274 dollarë në Bitstamp. Më 25 Nëntor kriptomonedha arriti nivelin më të ulët në gjashtë muaj prej 6,500 dollarësh.

Vlen të theksohet se gjatë rënies së çmimit në këtë nivel, volumi i tregtimit të bitcoin u rrit dhe nëse bitcoin për një moment ngjitet mbi 7,666 dollarë, që të vijojë më tutje duhet të mbështetet nga një volum i fortë blerjeje.

E Hëna nisi me optimizëm për kriptomonedhën por u mbyll me një qëndrim negativ. Kriptomonedha tashmë rrezikon të bjerë poshtë nivelin të mbështetjes prej 7,087 dollarë e nëse ndodh atëherë do të ekspozohej përballë një tjetër niveli prej 6,500 dollarë.

Nga ana tjetër një nivel mbi 7,870 dollarë nevojitet për të anuluar trendin negativ të ditëve të fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google lançon rivalin e Apple AirDrop