Lajmet

Pse duhet të përdorni një menaxher fjalëkalimesh?

Dec 27 2018
0 Shpërndarje
Me një menaxher fjalëkalimesh mund të gjeneroni fjalëkalime të fuqishme dhe unike për secilën llogari që përdorni në internet. Pse duhet të përdorni një menaxher fjalëkalimesh?

Nëse mendonit se fjalëkalimet (password) po shkojnë drejt vdekjes, e keni gabim. Ata do të qëndrojnë në mesin tonë, edhe për pak kohë.

Fjalëkalimet jo rrallë herë janë të vështira për tu mbajtur mend, e kur filloni ti mbani mend ju kërkohet ti ndryshoni.

Nganjëherë janë lehtësisht të zbulueshme dhe lehtësisht të hakueshme. Askush nuk i pëlqen fjalëkalimet por janë fakt i jetës.

Ndërsa ka pasur prej atyre që kanë tentuar ti vrasin duke i zëvendësuar me shenjat e gishtërinjve apo teknologjinë e njohjes së fytyrës, asnjëra prej tyre nuk janë perfektë dhe plotësisht të besueshme.

Por si ta bëni jetën tuaj me të lehtë me kaq shumë fjalëkalime në jetën tuaj? Keni nevojë për një menaxher fjalëkalimesh.

Çfarë është një menaxher fjalëkalimesh?

Imagjinojeni sikur të ishte një libër ku ruani fjalëkalimet por i cili është i kyçur me një çelës që vetëm ju e keni.

Disa prej jush mendojnë se kjo është një gjë e keqe. Po sikur dikush do të merrte këtë çelës? Kjo frikë është plotësisht e arsyeshme.

Por një fjalëkalim i tillë kaq i rëndësishëm nuk ka sesi të jetë si ai që keni përdorur dhjetëra herë nëpër shërbime të ndryshme online.

Menaxherët e fjalëkalimeve nuk ruajnë thjeshtë fjalëkalime, por ju ndihmojnë të krijoni fjalëkalime të fuqishme dhe unike kur regjistroheni tek uebsajte të reja.

Kur hapni një uebsajt apo aplikacion, mjafton të thirrni menaxherin e fjalëkalimeve, ta kopjoni atë dhe më pas kyçeni menjëherë.

Zakonisht këto menaxherët vinë me shtojcat për shfletuesit të cilët vendosin fjalëkalimin automatikisht për ju.

Pse duhet ta përdorni një menaxher fjalëkalimesh?

Kryesorja është se ato ju heqin barrën e të krijuarit dhe mbajturit mend të fjalëkalimeve. Por ka tre arsye pse duhet ta përdorni.

LEXO EDHE:  Pas Rusisë, edhe Irani bllokon Telegramin

Së pari fjalëkalimet vidhen vazhdimisht. Sajtet dhe shërbimet janë në rrezik të sulmeve kibernetike aq sa ju jeni vulnerabël ndaj sulmeve me phishing.

Edhe pse kompanitë duhet prishin strukturën e fjalëkalimit sa herë që ju e vendosni, një teknikë e njohur si “hashing”, jo të gjithë përdorin algoritme moderne të fuqishme duke i bërë një shënjestër të lehtë për hakerët.

Disa kompani nuk e përdorin fare këtë teknikë duke i vendosur llogaritë tuaja në rrezik të hapur.

Sa më i gjatë dhe kompleks të jetë fjalëkalimi – si numra, germa, simbole e shenja pikësimi, aq më e vështirë dhe aq më shumë punë u duhet hakerëve ta gjejnë.

Problemi i madh është numri i lartë i fjalëkalimeve që duhet të mbajmë mend. Bankat, media sociale, email-et, aplikacionet dhe çfarë bëjnë njerëzit, përdorin një fjalëkalim për të gjithë.

Nëse hakerët vjedhin fjalëkalimin tuaj në një sajt, ata do të përpiqen ta përdorin edhe në sajte dhe llogari të tjera.

Me një menaxher fjalëkalimesh mund të gjeneroni fjalëkalime të fuqishme dhe unike për secilën llogari që përdorni në internet.

Cilin menaxher fjalëkalimesh duhet të përdor?

Kjo pyetje e thjeshtë është në dorën tuaj. Të gjithë menaxherët e fjalëkalimeve kryejnë funksionet e lartpërmendura por disa prej tyre kanë funksione të avancuara.

Në iOS 11, ku gjenden shumica e iPhone dhe iPad, ju keni një menaxher fjalëkalimesh të integruar që Apple e quan iCloud Keychain.

Shumica e menaxherëve janë falas por nëse kërkoni më shumë funksione duhet të paguani.

Nëse doni një menaxher që e përdorni në platforma të ndryshme, LastPass është zgjidhja e duhur.

1Password përdoret gjerësisht ndërsa Dashlane si LastPass funksionon me disa platforma.

LEXO EDHE:  Rusia bllokon aplikacionin Telegram

Disa menaxherë janë me burim të hapur si KeePass por duke qenë se nuk përdor cloud, fjalëkalimet asnjëherë nuk lënë kompjuterin apo pajisjen tuaj. Kjo është një gjë e mirë për një super paranojak. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>