Analiza

Pse duhet të mësoni të punoni me një server para se të mësoni të programoni

Publikuar , 20 Janar 2014
0
Pse duhet të mësoni të punoni me një server para se të mësoni të programoni

Ndoshta shumë nga ata që dëshirojnë të programojnë për t’u bërë të pasur dhe të fuqishëm do të zhgënjehen nga ky aspekt, por zhvilluesi Dave Winer shprehet se do të ishte më mirë të mësonit të punonit me një server para se të filloni të programoni. Ja se si i liston ai arsyet:

Të mësosh të programosh është diçka e mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të punësohen në këtë sektor të informatikës ose për ata që dëshirojnë të shprehin veten nëpërmjet programimit. Nëse keni ide inovatore që mund t’i zbatoni në programim e që nuk i ka dikush tjetër.

Apo nëse ju pëlqejnë gjëegjëzat që shfaqen herë pas here në programim. Gjithashtu, duhet të jeni të vendosur dhe të mos e kurseni veten pasi programimi kërkon durim dhe punë me orë të zgjatura. Për t’ia dalë mirë mbanë, duhet të keni parasysh gjithë këto që përmendëm më lart.

Ndoshta mund të mendoni se duke mësuar programimin, do të jeni gjithmonë regjisori i gjithçkaje, ai personi i rëndësishëm që e bën të funksionojë botën dixhitale. Por programimi nuk është rreth kësaj.

Nëse dëshironi të keni fuqi, në vend që të mësoni të programoni, mësoni fillimisht të punoni dhe të veproni me një server. Kjo është fuqia e vërtetë. E madje, shumë herë më e lehtë se programimi.

Winer shton se të mësosh komandosh një server është dera drejt programimit. (PCWorld Albanian)

ku-xlarge

LEXO EDHE:  Një qasje ndryshe e adoleshentëve me teknologjinë

Tags >

programim
Lajmet e fundit>