Lajmet

Pse duhet të përditësoni aplikacionin Twitter në Android menjëherë?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Dhjetor 2019
0
Twitter tha se nuk ka gjetur prova që problemi po shfrytëzohet nga hakerët por përditësimi i aplikacionit është gjëja e parë që duhet të bëni. Pse duhet të përditësoni aplikacionin Twitter në Android menjëherë?

Nëse përdorni aplikacionin Twitter në Android atëherë duhet të siguroheni që keni të instaluar versionin më të fundit të aplikacionit.

Ditën e Shtunë rrjeti social Twitter tha se kishte zbuluar një problem sigurie në aplikacionin Android i cili mund të shfrytëzohet nga “aktorë të këqinj” për të parë informacionin e llogarive jopublike dhe për të kontrolluar llogaritë.

Twitter tha se nuk ka gjetur prova që problemi po shfrytëzohet nga hakerët por përditësimi i aplikacionit është gjëja e parë që duhet të bëni.

Gjithashtu ka njoftuar individët të direkt të cilët mendon se mund të jenë ekspozuar përballë këtij problemi sigurie. Përdoruesit e aplikacionit Twitter në iOS nuk janë ndikuar.

Konkretisht versioni 7.93.4 i Twitter për android KitKat dhe versioni 8.18 për Android Lollipop ose më shumë kanë të adresuar problemin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPad Mini i ri ka të njëjtën çmim por procesor dhe ekran më të mirë

Lajmet e fundit>