Vëzhgim

Pse duhet të përdorni Sleep Mode çdo ditë

Publikuar , 16 Shtator 2009
0
Pse duhet të përdorni Sleep Mode çdo ditë

 Ajo që duhet të bëni është ta vendosni kompjuterin në Sleep Mode. Me këtë do të shmangni kohën e pritjes për startimin e sistemit, pa e dëmtuar botën apo llogarinë tuaj duke shpenzuar shumë energji elektrike. Më lejoni t’jua ilustroj.
    Kam një sistem mjaft të avancuar në shtëpi – një PC Core i7 920 me 6GB RAM, kartelë të fortë GeForce dhe hard diskun e shpejtë Seagate 7200.10. Kompjuteri përdor versionin e fundit të Windows 7. Fikja e kompjuterit zgjat 16 sekonda, ndërsa startimi 66.
    Fikja është mjaft e shpejtë, por startimi mjaft i ngadalshëm. Po i referohem “kohës së vërtetë” të startimit, nga kur e klikoj butonin e ndezjes deri kur mund të filloj përdorimin e desktopit. Startimi im përfshin disa gjëra, në mesin e të cilave edhe startimin e softuerit antivirus.
    Për dallim, i duhen 18 sekonda që ta vendosë kompjuterin tim në gjendjen Sleep Mode dhe 2 sekonda për ta ngritur përsëri sistemin. E vërtetë: vetëm 2 sekonda për të filluar punën aktivisht në desktop nga Sleep Mode. Fikja kërkon edhe disa sekonda shtesë, por kompjuteri im fillon punën pothuajse menjëherë. Mos të përmend lehtësinë se mund ta aktivizoj PC-në time duke shtypur ndonjë tast në tastierë në vend që të shtyp butonin e ndezjes në shtëpizën e kompjuterit.
    Por si është gjendja me energjinë elektrike? A do të më shtrenjtohet fatura e energjisë? Pasi BIOS-i i sistemit tim përkrah S3 ACPI (Advanced Configuration and Power Interface), përgjigja është jo. Opsioni S1 lë të aktivizuar CPU-në dhe RAM-in; opsioni S3 i fik ato. Një artikull i para disa vitesh, se si të kontrolloni dhe ndryshoni gjendjen e BIOS-it tuaj, është ende relevant (shikoni find.pcworld.com/63538). Sistemi im i fuqishëm (duke mos llogaritur monitorin) përdor 120 deri 1430 watt duke punuar dhe 1 watt kur është i fikur (shumica e kompjuterëve përdorin një sasi shumë të vogël të energjisë kur fiken, kështu që mund të bëjnë gjëra si për shembull të ndezin kompjuterin kur të prekin butonin e ndezje/fikjes). Në gjendjen Sleep sistemi im harxhon vetëm 5 watt energji.
    Kompjuteri im shpenzon më shumë se një kompjuter mesatar, kështu që le të supozojmë që sistemi juaj është i fikur për 16 orë në ditë. Diferenca prej 4-watt për një muaj paraqet një total prej 1.92 kilowatt-orë (kWh) energji në muaj. Sipas Departamentit të Energjisë në Shtetet e Bashkuara, çmimi mesatar i energjisë është 11.59 cent për kWh, kështu që gjendja Sleep Mode do t’ju kushtojë 22.2 cent në muaj. Pasi një shtëpi mesatare në SHBA shpenzon 936 kwWh në muaj, 16 orë në gjendjen Sleep në ditë do të ulnin shpenzimin e energjisë për 0.21 përqind.
    Disa sisteme përdorin pak më shumë energji në Sleep Mode, por gjithmonë është pothuajse nën 10 watt. Ju me siguri nuk dëshironi të përdorni opsionin Hibernate, i cili largon përmbajtjen nga RAM-i i PC-së në hard disk dhe pastaj e ndez sistemin tuaj; edhe pse ky opsion ju lejon të vazhdoni punën aty ku e keni ndërprerë, sasia e madhe e RAM-it që përdoret në sistemet e sotme e bën këtë opsion mjaft të ngadalshëm.
    Nëse përdorni laptop vizitoni find.pcworld.com/63539 për të ndryshuar funksionin e butonit për fikje/ndezje.
    Duhet të siguroheni që keni versionin më të ri të Windows dhe BIOS. Opsioni Sleep Mode në të kaluarën ka pasur reputacion jo aq të mirë, por prodhuesit e rinj të pllakave amë dhe Microsoft-i kanë punuar që të nxjerrin maksimumin nga ky opsion.

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Lajmet e fundit>