Lajmet

Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Publikuar , 08 Shkurt 2019
0
Besojeni ose jo, vetëm 3 nga 50 aplikacionet kryesore të decentralizuara bazohen në blockchanin e ethereum. Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Besojeni ose jo, vetëm 3 nga 50 aplikacionet kryesore të decentralizuara bazohen në blockchanin e Ethereum. Sipas DappRadar zhvilluesit po zgjedhin platforma konkurrente si EOS dhe TRON.

Nga 47 aplikacionet e ngelura, 26 janë të bazuara në EOS dhe 21 në TRON. Një prej faktorëve pas këtij popullariteti të ulët është problemet me madhësinë e platformës.

Problemet e zgjërimit të Ethereum

Ethereum që në fillim shihej si platformë për aplikacionet e decentralizuara aktualisht ka probleme me madhësinë. Vitin e kaluar bashkëthemeluesi Vitalik Buterin pranoi se zhvilluesit nuk mund të operojnë aplikacione të kapacitetit të lartë në Ethereum.

Me pak fjalë komuniteti i ndërtuesve të Ethereum ka punuar prej kohësh për të gjetur një zgjidhje por asnjë propozim nuk është vënë në jetë.

Aktualisht EOS dhe TRON janë përgjegjës për 94% të vlerës monetare të përpunuar mes aplikacioneve të decentralizuara duke lënë Ethereum me vetëm 6%.

Kapaciteti i transaksioneve

DappRadar në fillim ka ofruar mjete vetëm për gjurmimin e aktivitetit të aplikacioneve në rrjetin Ethereum. Por tani i ka bërë të disponueshme edhe në EOS dhe TRON. Që atëherë dy platformat kanë dominuar grafikët e aktivitetit të DappRadar.

Shpjegimi është i thjeshtë: Ethereum ofron përpunimin e 15-20 transaksioneve në sekondë ndërsa EOS besohet që mund të përpunojë 4,000 transaksione në sekondë. TRON deri në 2,000.

Por dikush mund të thotë se krahasimi i kapacitetit të transaksioneve të platformave nuk shpjegon gjithë të vërtetën.

Buterin kritikoi së fund projektet blockchain të cilat ka fuqi të lartë përpunimi transaksionesh. Edhe pse nuk përmendi disa prej tyre, të gjithëve u shkoi mendja tek NEO, TRON apo EOS.

Sipas Buterin qëllimi nuk është për të bërë blockchainin më të shpejtë por më të sigurtë. Kur një projekt blockchain thotë se mund të përpunojë 3,500 transaksione në sekondë do të thotë se ngjan më shumë me një projekt të centralizuar që ka vetëm 7 nyje shprehej Buterin.

LEXO EDHE:  Apple iOS 13 debuton më 19 Shtator por jo ashtu siç e keni pritur

TRON dhe EOS janë larg platformave ideale për aplikacione e decentralizuara

Buterin nuk është i vetmi që ka kritikuar EOS dhe TRON. Hulumtuesit sugjerojnë se EOS ka më shumë ngjashmëri me një shërbim të centralizuar sesa një projekt blockchain.

Jo vetëm por ata besojnë se EOS ka ekzagjeruar kapacitetet e përpunimit. Por këto përfundime janë arritur nga ConsenSys, një kompani që ka investuar shumë në ekosistemin Ethereum.

Megjithatë hakerët e kanë pasur më të thjeshtë kompromentimin e aplikacioneve të bazuar në EOS. TRON gjithashtu është kritikuar njëlloj ku hidhen shumë dyshime mbi kapacitetin e reklamuar.

Përfundimi

Duke lënë problemet teknike mënjanë, tregu i aplikacioneve të decentralizuara është shndërruar në shpresë për ata që besojnë tek kriptomonedhat. Epo dikush po përdor blockchain realisht?

Por hulumtuesit kanë gjetur 70% të aplikacioneve EOS gjenerojnë trafik nga kumari. TRON akoma edhe më keq me 95% të aplikacioneve të kumarit.

Nga ana tjetër ka prej atyre “profetëve” që sot thonë se blockchain mund të rregullojë çdo gjë. Çfarë turpi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>