Softuer

Pse funksionon përditësimi i heshtur?

Publikuar , 19 Dhjetor 2011
0
Pse funksionon përditësimi i heshtur?

Përditësimi më i fundit i shfletuesit Google Chrome tregon se sa mirë veçoria për përditësim të heshtur funksionon. Sipas StatCounter, brenda pesë ditëve të paraqitjes, tregu i Chrome 15 ka rënë nga 24.06 në 6.38%, derisa prania e Chrome 16 u ngrit nga 0.35% në 19.81%. Brenda tri ditëve, prania e Chrome 16 në treg tejkaloi IE9 (që për momentin përbën 10.52% të tregut), në katerë ditë tejkaloi Firefox 8 (që për momentin ka 15.60%) dhe gjatë ditës së sotme, sipas parashikimit nga StatCounter, do ta tejkalojë IE8.

Sipas Microsoft, ajo që i bën të rëndësishme këto të dhëna është fakti që Google duke kryersuar për aftësinë e HTML5 përgjatë të gjitha platformave të sistemeve operative dhe jo vetëm Windows , në të cilin IE9 ka një përparësi të lehtë.

IE9 ishte paraqitur më 14 mars 2011, ka marrë vetëm 10.52% të tregut dhe kishte ndjekur një ngritje të ngadalshme, ngjashëm si edhe paraardhësit./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Twitter rikthen rendin kronologjik të cicërimave

Lajmet e fundit>