Vëzhgim

Pse Google do t’i gëzojë zhvilluesit dhe përdoruesit e lojërave?

Publikuar , 10 Dhjetor 2011
0
Pse Google do t’i gëzojë zhvilluesit dhe përdoruesit e lojërave?

Videoja e mëposhtme me një nga teknikët e Google jep një shpjegim të plotë të rëndësisë së kësaj teknologjie. Në thelb, klienti i Google i ka kthyer lojërat për ueb në shfletuesin Chrome në një platformë “high-end” për lojëra.

Square Enix dhe disa ndërmarrje të tjera të lojërave treguan mbështetjen e tyre dhe paraqitën lojërat me funksionim të grafikëve 3D në shfletuesin Google Chrome. Lojërat e klientit të Google  do të marrin përparësinë e plotë të mikroprocesorëve shumëbërthamorë, të cilën gjë shumica e përmbajtjes në ueb nuk e kanë sot.

Menaxheri i inxhinierisë në Google, Eric Kay, tha që lojërat nga klienti i Google do të jenë në gjendje që të përfshijnë një audiencë shumë më të gjerë të përdoruesve të cilët luajnë lojëra në shfletues por nuk duan që të blejnë konzolla të lojërave ose të investojnë në harduerët e shtrenjtë për lojëra të kompjuterëve personalë. Chrome tani ka 200 milionë përdorues.

Kay tha që përfitimet nga funksionimi i një loje në shfletuesin Chrome është funksionimi i mirë, siguria dhe mundësia për të hapur dyert për lojërat e vjetra lehtësisht në sistem. Zhvilluesit mund të përdorin një larmi të veglave, që me siguri janë të familjarizuara për ta, për programim./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>