Analiza

Pse Google nuk ofron udhëzime për “shëtitje” në Korenë e Jugut

Publikuar , 14 Tetor 2013
0
Pse Google nuk ofron udhëzime për “shëtitje” në Korenë e Jugut

theverge1_2040_large_verge_medium_landscapeGoogle po bën presion ndaj Koresë së Jugut për të lehtësuar mjet të cilat e bëjnë të pamundshme që ndërmarrja të ofrojë udhëzime për shëtitje përgjatë Google Maps, raporton New York Times.

Derisa koreano-jugorët njihen si adoptues të hershëm të pajisjeve të teknologjisë, ligjet e vjetra kufizojnë përdorimin e të dhënave nga harta të cilat e kanë parandaluar Google që të ofrojë shërbimet të cilat shumica e botës i lejon për t’u përdorur.

Qeveria lejon përdorimin vetëm të hartave me rezolucion të ulët dhe të gjitha të dhënat duhet të përpunohen në serverët brenda kufijve të shtetit, raporton Times. Muajin e kaluar, qeveria e presidentit Park Geun-hye ka adaptuar lehtësim të disa rregullave të tilla, duke ofruar të dhëna të hartave në gjuhë angleze që do t’i mundësonin Google që të fillojë të ofrojë udhëzime për “shëtitjet”.

Por ndërmarrja thotë që hartat nuk ofrojnë rezolucion të mjaftueshëm për të qenë në gjendje për të ofruar shërbime të plota të hartave të Google dhe ka kërkuar që të jetë në gjendje që të përpunojë të dhënat e hartave në serverët e vet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google Maps lançon funksionin e mesazheve

Tags >

Google
Lajmet e fundit>