Analiza

Pse Internet Explorer 9 nuk mund të bëhet i pari?

Publikuar , 13 Mars 2011
0
Pse Internet Explorer 9 nuk mund të bëhet i pari?

Internet Explorer 9 është një uebshfletues i ngurtë.  Ka qenë mjaft i suksesshëm dhe ka marrë shumë vërejtje kritike gjatë fazës së testimit beta. Hardueri shpejtoi prodhimin e grafikës me rezultate mjaft të shpejta dhe veçoritë e funksionet e reja në IE9 e bëjnë uebin një pjesë më të ndërlidhur në përvojën që përfiton përdoruesi në një kompjuter me sistemin Windows.

Kufiri i këtij shfletuesi është që ai mund të bëhet pjesë vetëm e përvojës së një kompjuteri që ka Windows. Internet Explorer ka pasur një të metë të dukshme në tregun e shfletuesve. Derisa shfletuesit e tjerë si Firefox dhe Chrome punojnë në Mac OS X dhe sistemet Linux dhe poashtu në Windows, Internet Explorer është i përshtatshëm vetëm me Windows. Kështu që, është një pjesë e tregut prej 10 përqindëve që Microsoft kurrë nuk do ta arrijë.

Internet Explorer 8 ka arritur që të bëhet shfletuesi numër një, me Internet Explorer 6 në vendin e 3, të përcjellur nga Internet Explorer në vendin e katërt. Internet Explorer 8 ka arritur ka 35% të tregut të shfletuesve.

Kështu që, nuk do të ishte e arsyeshme që të pritej që Internet Explorer 9 do të arrijë një sukses? Sepse me IE9 Microsoft e ka vendosur veten në një kënd edhe më të vogël. Derisa paraardhësit e vet janë të kufizuar vetëm për sistemet Windows, IE9 punon me Windows Vista (me versionin SP2 ose me ndonjë version më të ri dhe me Windows 7. I bazuar në numrat e tanishëm në tregun për sistemt operative, Windows XP ende ka më shumë se gjysmën e tregut dhe e tërë shpërndarja e sistemit Windows 7 dhe Windows Vista është më pak se shpërndarja të cilën e ka tani IE8.

LEXO EDHE:  Monedhat kriptografike e nisin javën me rënie, Bitcoin i afrohet kufirit psikologjik të 5,000 dollarëve

Sigurisht që asnjëra nga këto matematika nuk është aq e thjeshtë. Nuk është e nevojshme drejtimi nga mardhëniet një-nga-një në mes të numrave të shpërndarjes në treg të sistemeve operative dhe tregut për shfletues. Madje, shumë nga njerëzit që e kanë zgjedhur IE8 janë ata që e pëlqejnë qëndrimin në këtë version, por dëshirojnë që të kalojnë në IE9. Kjo do të thotë që përdoruesit e shfletuesit IE8 do të kalojnë në IE9.

Sipas disa mundësive, IE9 do të jetë i suksesshëm, por suksesi i tij do të jetë i kufizuar përgjatë një thjerrëze që përfshin vetëm përshtatjen e shfletuesit në Windows Vista dhe Windows 7.

Mbase Internet Explorer 10 do të jetë funksionale edhe për Windows XP dhe beteja në me stë shfletuesve të vazhdojë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>