Harduer

Pse kemi nevojë për iPad Mini të ri dhe kur do të vijë?

Publikuar , 18 Janar 2019
0
Modeli bazë i iPad do të ishte i shtati në llojin e tij që kur debutoi për herë të parë në Prill të 2010-ës. Pse kemi nevojë për iPad Mini të ri dhe kur do të vijë?

Në fillim të 2019-ës Apple do të prezantojë jo një por dy iPad të ri raportoi DigiTimes.

Media Tajvaneze e afërt me zinxhirin e prodhimit të Apple thotë se janë iPad 5 Mini dhe një model bazë.

Modeli bazë i iPad do të ishte i shtati në llojin e tij që kur debutoi për herë të parë në Prill të 2010-ës.

Modeli Mini 4 ka qëndruar i pa përditësuar prej katër vitesh, thjeshtë rifreskuar në Mars të 2018-ës.

Modelet “Mini” u prezantuan si tabletë me kosto të përballueshme dhe kompaktë dhe fillonin nga 329 dollarë.

Vitet e fundit Apple është fokusuar tek shitja e iPad 9.7-inç. Ky model ka pasur përditësime të vazhdueshme dhe procesorë të fuqishëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Modaliteti i Errët i aplikacioneve kursen baterinë e telefonëve

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>