Lajmet

Pse kodimi është një investim në të ardhmen e fëmijës suaj

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Dhjetor 2019
0
Kodimi, një aftësi e shekullit 21, është shndërruar me shpejtësi në një aftësi po aq e domosdoshme sa edhe shkrimi e matematika dhe është shumë e rëndësishme për një gamë të gjerë profesionesh. Pse kodimi është një investim në të ardhmen e fëmijës suaj

Në ekonominë e ditëve të sotme, ekziston një nevojë urgjente për njerëz me aftësi koduese të cilët u përshtaten kërkesave të një industrie në nevojë siç është teknologjia, një realitet që nuk ka për të ndryshuar shpejt.

Për këtë arsye, prezantimi i fëmijës suaj me kodimin është një investim jetik për të ardhme e tyre.

Qendra Laboratorike ICTSlab po përgatitet për hapjen e grupeve të reja në “Programim Scratch”. Kjo gjuhë programimi është shumë e rëndësishme për hapat e parë të fëmijëve në këtë fushë dhe prej saj mësojnë zgjidhje problemesh, modulim dhe dizajn interaktiv, një qasje e cila aplikohet në të gjitha fushat e tjera të programimit.

Scratch është një gjuhë programimi vizuale, gjithashtu një komunitet prej 13 milion fëmijësh kreativ në të gjithë botën. Kjo gjuhë programimi është e ndërtuar nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) Media Lab në SHBA.

Që të zgjoni interesin e fëmijës suaj për kodimin, tregojuni çfarë mund të bëjnë me anë të kodit. Fëmijët mund të shkruajnë tregime, të ndërtojnë video lojëra apo edhe modifikim e animime të ndryshme.

3 arsye pse fëmija juaj duhet të mësojë kodim

Kodimi, një aftësi e shekullit 21, është shndërruar me shpejtësi në një aftësi po aq e domosdoshme sa edhe shkrimi e matematika dhe është shumë e rëndësishme për një gamë të gjerë profesionesh.

Njerëzit me aftësi në kodim janë në kërkim

Industria e teknologjisë ka një nevoja të vazhdueshme për punonjës, dhe jo vetëm kodues por edhe dizajnerë grafikë, zhvillues softueri, inxhinierë kompjuterikë, gjuhëtarë, matematicienë e shumë të tjerë. Vendet e punës në teknologji nuk janë të shumta por edhe joshëse falë pagave të larta.

LEXO EDHE:  Përmbyllet aventura inovative e fëmijëve të parë të Kampit Veror të Teknologjisë në ICTSlab

Të punosh në një prej këtyre fushave dhe të kesh aftësi kodimi në JavaScript apo Python, është një hap i rëndësishëm drejt një vendi pune të qëndrueshëm dhe stabil.

Kodimi përgatit fëmijët për shkollën e lartë

Ashtu si një gjuhë e huaj, kodimi është mirë të mësohet në moshe të re. Kur fëmijët janë të rrjedhshëm në mendimin e duhur për të zgjidhur probleme kodimi, kalimi në gjuhë të tjera programimi është e thjeshtë.

Një prej pengesave më të mëdha për të pasur sukses në shkollën e lartë është mungesa e besimit në adresimin e problemeve të panjohura. Ekspozimi i hershëm është zgjidhja më e mirë dhe rrit besimin tek fëmijët, veçanërisht vajzat e reja.

Kodimi është një aftësi e përjetshme

Edhe sikur fëmija juaj të mos dëshirojë të bëhet një programues, aftësitë koduese do të provojnë të dobishme në fusha të ndryshme. Kodimi të mëson zgjidhjen e problemeve, organizim, matematike, tregim, dizajn e shumë të tjera. Bukuria e kodimi qëndron tek mundësia që u jep fëmijëve të shprehen në mënyrë kreative.

Më e rëndësishme, kodimi e transformon fëmijën nga një konsumator pasiv në një krijues inovativ.

Për më shumë informacion rreth regjistrimeve në këtë plan program ju ftojmë në vizitoni këtë lidhje: https://ictslab.com/kids-academy/planprogramet-per-moshat-7-14-vjec

Moduli i Scratch përbëhet prej 24 seancash mësimore me një kohëzgjatje prej 3 muajsh.

ICTSlab me përkushtim dhe energji do të mirëpres grupet e reja në një ambient fantastik ku fëmijët jo vetëm do të mësojnë hapat e parë të kodimit të nevojshme për sukses në epokën dixhitale. /PCWorld Albanian