Harduer

Pse laptopët OLPC kanë ngjyrë të bardhë dhe të gjelbër

Publikuar , 28 Janar 2013
0
Pse laptopët OLPC kanë ngjyrë të bardhë dhe të gjelbër

LaptopMbështjellësi i bardhë dhe i gjelbër i laptopëve “One Laptop Per Child” i ka bërë ata më të njohurit në botë. Por çfarë fshihet pas zgjedhjes së këtyre ngjyrave?

Javën e kaluar, ish-udhëheqësi i projektit OLPC dhe bashkëthemeluesi i MIT Media Lab, Nicholas Negroponte, dha shpjegime për këtë. Versioni më i ri i tabletit OLPC është prej 7 inç, i lajmëruar në CES më herët gjatë këtij muaji. Sikur paraardhësit e vet, njësia është pak e gjelbër dhe e bardhë, pajisje e qëndrueshme me hyrje të ndryshueshme të energjisë dhe funksione të mbushjes.

Njësitë jo të shtrenjta të OLPC-së janë dizajnuar për të sjellë informatikën dhe edukimin tek fëmijët në shtetet në zhvillim. Origjina e ngjyrës daton që nga fundi i vitit 2005, vetëm pak pasi prototipi i OLPC-së ishte paraqitur për raportuesit në Samitin Botëror në Shoqatën për Informacion në Tunizi.

“Pas takimit në Tunizi, isha pyetur për të shkuar në Nigeri dhe ta paraqes tek kryetari Obasanjo dhe kabineti i tij”,- tha Negroponte. Profesori i MIT-së arriti dhe ishte shoqëruar në një dhomë takimi me një tabelë të madhe. I ulur në njërën anë ishin shumë ministra të qeverisë së Nigerisë dhe në anën tjetër ishte i vetmuar, Negroponte, tha ai. Ulësja e ish -kryetarit ishte e zbrazët, teksa ata që u tubuan pritën për arritjen e tij.

“Ai vjen dhe gjithmonë veshte mantele, kështu që ishte një njeri i madh, imponues meOLPC laptop mantel fisnor. Ai më drejtohet mua dhe thotë: Profesor Negroponte, unë kam një fjalë për projektin tuaj: shumë i këndshëm”, tha Negroponte. “Unë isha në qiellin e shtatë.” Ai u kthye në MIT i mbushur me entuziazëm për projektin dhe në shpejtësi e ktheu prototipin e parë në Tunizi në laptopin e parë punues OLPC. “Rreth gjashtë muaj më vonë, unë u ktheva në Nigeri dhe pyeta për të folur me presidentin”,- tha ai.

LEXO EDHE:  Microsoft rifillon shitjen e laptopëve Huawei

“Unë i thash atij, kryetar Obasanjo, komenti juaj ishte shumë frymëzues saqë unë dëshiroj të ju them “faleminderit” dhe si një shenjë e mirënjohjes sonë, ne dëshirojmë ta bëjmë laptopin me ngjyrat e shtetit tuaj.”

Dhe kjo është se si Negroponte zgjodhi ngjyrën e bardhë dhe të gjelbër të cilat janë pjesë e flamurit nigerian dhe skema e ngjyrave për OLPC-në e parë.

Negroponte foli javën e kaluar në Forumin e Teknologjisë Fujitsu në Amerikën Veriore, të mbajtur në Muzeun e Historisë së Kompjuterëve në Kaliforni. (PC World Albanian)

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>