Harduer

Pse Note 10 nuk duhet të jetë flagshipi i radhës i Samsung që duhet të blini

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Korrik 2019
0
Note 10 do të jetë flagshipi i parë Galaxy pa një portë kufjesh 3.5mm. Sigurisht ajo që i mban fansat e Note besnik është padyshim lapsi ikonik S-Pen. Pse Note 10 nuk duhet të jetë flagshipi i radhës i Samsung që duhet të blini

2019 ka qenë një vit i çuditshëm për smartfonët. Shumica e modeleve të shumëpritura nuk ja vlen të blihen dhe Galaxy Note 10 rrezikon të përfundojë në këtë kategori smartfonësh.

Për më tepër Samsung i bërë gjërat edhe më keq. Në një njoftim për shtyp kompania lajmëroi fillimin e prodhimit në masë të memories LPDDR5 për smartfonët e cila është 30% më e shpejtë dhe 30% më efikase se çdo memorie tjetër në treg.

Kjo memorie del në shitje një muaj përpara mbërritje së Galaxy Note 10, por cili është problemi në këtë mes? Nuk ka për të qenë në brendësi të Note 10.

Insajderi WinFuture zbulon se memoria e re RAM nuk është kompatibël me procesorët Snapdragon 855 dhe 855+ dhe është dizajnuar për Snapdragon 865 që do të vijë me Galaxy S11.

Smartfoni në fjalë po reklamohet si një fillimi i ri për Samsung. Dhe ky është problemi me Note 10 që debuton në Gusht sepse mbërrin tre muaj përpara se Qualcomm të sjellë në treg gjeneratë e re të procesorëve. Andaj ka telefon gjithnjë do të shpenzojë pjesën më të madhe të jetës së tij pas linjës Galaxy S e cila debuton në Shkurt/Mars.

Është i njëjti problem për Google Pixel 4. Për ta ndihmuar sadopak smartfonin, Samsung do të pajisë Galaxy Note 10 me një teknologji të karikimit e cila është më e shpejtë sesa e smartfonëve tjerë shoqëruar nga një dizajn i bukur.

Note 10 do të jetë flagshipi i parë Galaxy pa një portë kufjesh 3.5mm. Sigurisht ajo që i mban fansat e Note besnik është padyshim lapsi ikonik S-Pen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton në fshehtësi Galaxy Tab A 8-inç

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>