Analiza

Pse nuk duhet t’i ruani skedarët në desktop

Publikuar , 11 Prill 2014
0
Pse nuk duhet t’i ruani skedarët në desktop

0410-principle-100251242-largeAsnjë prej versioneve të Windows-it, të paktën nga ato që mbahen mend mirë, nuk ka pasur si opsion automatik ruajtjen e skedarëve në desktop. Një prej arsyeve është edhe siguria, duke qenë se janë shumë të dukshme dhe shumë njerëz nuk i rezistojnë dot tundimit për t’i hapur.

Për mos ruajtjen e skedarëve në desktop ka disa arsye. E para, është e vështirë t’i mbash ata të organizuar. Edhe pse mund t’i gruposh në bazë të emrit apo datës, nuk i grupon dot sipas një kriteri të dytë.

Po ashtu, fakti që për të dalë në desktop shpeshherë ju pengon pasi duhet të minimizoni një sërë dritaresh që mund të keni hapur (edhe pse ka mënyra për ta bërë këtë gjë menjëherë), sërish nuk është mënyrë e mirë.

Sigurisht, arsyeja kryesore mbetet siguria. Skedarët në desktop nuk janë aq të mbrojtur sa në librari si My Documents dhe My Pictures. Për shembull, nëse përdorni System Restore për ta kthyer Windows-in në gjendjen e së mërkurës së kaluar, skedarët në desktop do të fshihen nëse nuk kanë ekzistuar gjatë asaj dite.

Ndërsa, ata në My Documents nuk do të lëvizin. Për më tepër, një pjesë e madhe e programeve të backup nuk e kanë të aktivizuar automatikisht backup-in e desktopit. Gjithsesi, këtë gjë mund ta ndryshoni në opsionet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bombë sigurie mbi sistemin operativ të Microsoft

Tags >

windows
Lajmet e fundit>