Analiza

Pse nuk rekomandohet t’iu përgjigjeni e-mail-eve nga puna gjatë darkës

Publikuar , 23 Shkurt 2014
0
Pse nuk rekomandohet t’iu përgjigjeni e-mail-eve nga puna gjatë darkës

ku-xlarge (1)Kur të bëheni gati për të fjetur në darkë nuk duhet të eliminoni vetëm lajmet apo TV për të pasur një gjumë më të mirë dhe më të qetë. Kërkimet e reja gjatë kohëve të fundit tregojnë se largimi nga telefoni gjatë darkës jo vetëm që ju ndihmon të flini më mirë, por edhe të mos u kthyerit përgjigje e-mail-eve nga puna dhe shefi juaj mund t’ju bëjë më produktivë në mëngjes.

Studimi është realizuar në tre universitete të ndryshme dhe në të gjitha u arrit përfundimi se kontrollimi i e-mail-it gjatë darkës ose natës u ul njerëzve produktivitetin gjatë ditës në vijim. Përdorimi i telefonit, qoftë edhe 30 minuta para se të flini, jo vetëm që ul cilësinë e gjumit por njëkohësisht redukton edhe produktivitetin.

Mesa duket, të qenurit të disponueshëm në çdo orë të ditës, edhe jashtë orarit të punës, nuk është edhe aq efektive për kompaninë në tërësi. Këto janë përfundimet e tre institucioneve të rëndësishme arsimore në SHBA, University of Florida, Michigan State University dhe University of Washington.

Përdorimi i çdo lloj pajisjeje elektronike ndikon në cilësinë e gjumit dhe përqëndrimit gjatë ditës tjetër, por ata që kanë ndikimin më negativ janë smartfonët. Kjo për arsyen se janë gjithmonë të ndezur dhe praktikë për të punuar. Në përgjithësi, ato janë pajisjet e para që u drejtohemi nëse duam të kontrollojmë shpejt e shpejt diçka.

Ndoshta për një pjesë të përdoruesve ky fakt mund të jetë i njohur, pasi deri tani janë kryer edhe studime të tjera që kanë arritur në përfundime të ngjashme, por shpeshherë, ne njerëzit kemi nevojë të na i përsërisin gjërat shumë herë para se t’i ngulisim në mendje dhe të fillojmë ndryshimet për më mirë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ka një portofol kriptomonedhash

Tags >

email
Lajmet e fundit>