Lajmet

Pse po vonohen kaq shumë aplikacionet Android në Chromebook?

Publikuar , 29 Maj 2017
0
Të Dielën doli në shitje laptopi i ri Samsung Chromebook Pro por aplikacionet Android në Chrome OS janë në fazën beta që nga vera e vitit të kaluar. Pse po vonohen kaq shumë aplikacionet Android në Chromebook?

Saherë që përdoruesit hapin Chromebook-un e tyre shohin një përditësim dhe emocionohen. Pse? Sepse jetojnë me shpresën se një ditë Google do të mbajë premtimin e dhënë, atë të aplikacioneve Android në laptopët Chrome OS.

Deri sot përgjigja ka qenë një JO, dhe situata duket se nuk ka për të ndryshuar brenda ditës.

Të Dielën doli në shitje laptopi i ri Samsung Chromebook Pro por aplikacionet Android në Chrome OS janë në fazën beta që nga vera e vitit të kaluar.

Gjatë konferencës së zhvilluesve I/O u fol shumë pak për Android-in në Chrome OS. Megjithatë kompania mbajti një sesion të dedikuar për integrimin e aplikacioneve Android në ekranet e mëdha.

Kjo mjafton për të na treguar se çfarë nuk po funksionon, Google po has probleme me ekranet e mëdha. Madje gjatë prezantimit Google tregoi disa aplikacione si Google Maps dhe Hangouts të cilët ende nuk janë përshtatur për ekranet e mëdha.

Por problemet nuk kanë prekur vetëm Chromebook-ët por edhe laptopët Android e telefonët Android me modalitetin desktop si Samsung Galaxy S8.

Megjithatë edhe pse aplikacioni mund të ketë probleme me shtrirjen në ekrane të mëdha, funksionalitetet e tij janë në rregullur. Ka raste kur disa aplikacione të vjetra bëhen të paqëndrueshme kur pasqyrohen në një laptop. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nga hero hakeri Britanik përfundon prapa hekurave

Lajmet e fundit>