Analiza

Pse prodhuesit e automobilave duhet të “frikësohen” nga makina e Google

Publikuar , 27 Dhjetor 2014
0
Pse prodhuesit e automobilave duhet të “frikësohen” nga makina e Google

google-selfdrivingcarNdoshta mund ta keni humbur këtë lajm, por Google zyrtarisht është bërë një kompani e prodhimit të automobilave javën e shkuar. Prototipi i parë automobil me sistem vetëdrejtimi ka bërë xhiron e botës në internet. Në vitet e ardhshme mbase do të shohim një pjesë të madhe të këtyre automobilave në rrugët e qyteteve të gjithë botës. Përpjekjet e Google vazhdojnë për ta bërë një realitet të vërtetë.

Një pjesë e madhe e industrisë së automobilave e shohin projektin e Google si diçka mjaft interesante. Pse jo? Nëse Google është në gjendje të zhvillojë një suitë aplikacionesh të afta të përmirësojnë sigurinë e njerëzve gjatë udhëtimit atëherë edhe kompania të tjera si Toyota ose BMW do të kërkojnë implementimin e kësaj teknologjie të Google. Dhe për të mos harruar se edhe këto kompani po zhvillojnë teknologjitë e tyre të vetëdrejtimit.

Por Google i ka paraprirë çdo prodhuesi duke ndërtuar një platformë tërësisht të re duke integruar koncepte të avancuara të vetëdrejtimit. Makina e Google ngjason me një produkt të një kompanie teknologjike. E gjithë motoja e saj është “Nuk është i domosdoshëm një drejtues”. Por mos harroni se makinat gjithmonë janë ndërtuar duke pasur si synim përmirësimin e funksioneve për drejtuesit. Por Google ka ndërtuar makinën përmes një programimi kompjuterik.

Makina e Google është një platformë softueri

Automobili modern nga çdo këndvështrim, përbën një sistem kompjuterik. Por trashëgimia e saj duhet të jetë një pjesë industriale e aftë të shkojë në shpejtësi përtej 100 miljeve në orë duke ruajtur sigurinë e 2-7 pasagjerëve nëse dëshiron të barazohet me format e tjera të transportit. Produktet e saj do të përditësohen vazhdimisht madje çdo ditë. Kjo do të thotë se makina e Google nuk do të mbetet asnjëherë e pa azhornuar përsa përket “trurit” të sistemit.

LEXO EDHE:  Huawei thirrje SHBA të tërhiqet nga sjellja e një humbësi

Makina e Google nuk ka pse të përshpejtojë në shpejtësi të larta

Makina e Google nuk është dizenjuar për të operuar në shpejtësi të larta. Maksimumi që mund të arrihet është 25 milje për orë. Por teksa teknologjia avancon, makina do të bëhet më e shpejtë dhe më e madhe. Në fakt produkti i Google ka për qëllim ndërtimin e një makine inteligjente me aftësi drejtuese e aftë të funksionojë në zonat urbane komplekse ky shpejtësia është mes limiteve 25 deri në 50 milje në orë. Do të ishte e mrekullueshme nëse makina është e aftë të mbajë një shpejtësi prej 60 miljesh në orë në autostradë duke menaxhuar edhe paralajmërimet e trafikut njëkohësisht.

Makina e Google nuk është komplekse

Është një makinë modeste elektrike. Nuk ka kontroller për drejtuesin. Motorët elektrikë janë të thjeshtë dhe kërkojnë shumë pak mirëmbajtje. Makina e Google nuk do të ketë nevojë për frena. Është dizenjuar për një botë ku njerëzit nuk i zotërojnë tërësisht dhe mirëmbajtja mund të bëhet pranë një centrali. Nëse një komponent dështon gjatë udhëtimit, mekanikët janë në gjendje ta rregullojnë me shpejtësi dhe lehtësisht. Makinat e ditëve të sotme janë shumë të qëndrueshme, por nëse një problem madhor ndodh, ato do të mbeten për ditë më rrallë jofunksionale. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>