Lajmet

Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2019
0
Shumica e telefonëve me Android kanë softuerë të përshtatur i cili shkon përtej pamjes pavarësisht nëse janë bërë nga Samsung, Xiaomi apo edhe vetë Google. Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Besojeni ose jo Samsung ka bërë diçka që shumë prej nesh nuk e prisnim: ka krijuar një softuer të mrekullueshëm. Ditën e sotme kompania do të prezantojë tre telefonë të rinj, konkretisht modelet e flagshipit Galaxy S10, ku secili prej tyre vjen me softuerin “One UI” i bazuar në Android 9 Pie.

One UI pa më të voglin dyshim është në shumë drejtime edhe më i mirë sesa vetë sistemi operativ i pastër që Google ka vendosur në Pixel 3. Sikur të mos ishte për faktin se Google dërgon përditësime më të shpeshta sigurie, One UI do të ishte zgjedhja jonë e parë.

Ende ka pjesë problematike në One UI por nuk prishin tërë eksperiencën koherente të versionit të ri Android. Nëse keni qenë të vëmendshëm rreth botës Android në vitet e fundit mund të keni parë se komuniteti nuk po flet më më rreth përshtatjeve të Android. Jemi gënjyer duke besuar se ekziston Android-i i pastër por në fakt pushtohej nga softuerë të jashtëm në nivele të ndryshme.

Sot Android i pastër bën shumë më pak sesa ishim mësuar të shohim. Versioni bazik Android Open Source Project nuk është diçka që do të dëshironit ta përdorni sepse shumë pjesë janë hequr ose nga Google ose nga vetë prodhuesi i telefonëve. Prandaj të flasësh për Androidin e pastër apo për ndërfaqe të ndryshme është e pakuptimtë. Shumica e telefonëve me Android kanë softuerë të përshtatur i cili shkon përtej pamjes pavarësisht nëse janë bërë nga Samsung, Xiaomi apo edhe vetë Google.

Përshtatjet e Android në Samsung ka rezultuar jo pak herë problematike dhe kanë fituar një reputacion të keq. E kemi fjalën për TouchWiz. Ishte i nevojshëm për ditët e para të Android i cili nuk arrinte nivelin e sotëm. Por për Samsung gjërat nuk shkuan siç duhet në përpjekje ta bënte ndërfaqen të përafërt me iPhone por me më tepër funksione. Të gjitha këto funksione vetëm bënë çdo gjë më konfuze dhe vetë sistemin operativ më pak stabil.

LEXO EDHE:  Një haker Amerikan shpallet fajtor për vjedhjen e Apple ID të yjeve të NBA dhe NFL

Samsung dhe TouchWiz

Në fund të fundit TouchWiz i mungonte shija. Një version i TouchWiz bënte tingullin e një pike uji sa herë që preknit telefonin. Samsung e kuptoi se marka kishte marrë fund dhe i ndryshoi emrin në “Samsung Experience.” Këtë vendim e mori kur Samsung kishte filluar të përmirësonte eksperiencën e softuerit. Megjithatë ishte e qartë se një ridizajnim ishte i nevojshëm.

Tashmë kemi One UI. Nuk themi dot se çdo gjë ka ndryshuar përgjithnjë kur flasim për përshtatjen e Android nga Samsung. Ende ka versione të ndryshme të disa aplikacioneve sepse Google dhe Samsung dëshirojnë të kenë softuerin e tyre prezent. Telefonët Samsung gjithashtu shquhen për vonesa në performancë me kalimin e kohës dhe nuk e dimë nëse One UI dhe Android 9 do të pësojnë të njëjtin fat.

Por me vetëm një javë përdorim kemi kuptuar se ky sistem operativ është i dizajnuar për të qenë më shumë sesa thjeshtë disa funksione të reja. Historikisht kemi menduar se të gjitha këto përshtatje të softuerit ishin të tepërta dhe panevojshme. Por përshtatja e AOSP është e domosdoshme ditëve të sotme. Prandaj duhet të gjykojmë telefonin mbi meritat që ka dhe jo në bazë të versionit të idealizuar të Android.

One UI konsiston prej katër pjesësh. Njëra është përditësim bazik i Android 9 Pie që do të thotë se do të merrni veçori të vogla falas. E dyta është një përditësim gjeneral i pamjes dhe ndjesisë që çdo gjë të jetë më e pastër. E treta për shkak se është Samsung, me dhjetëra veçori janë fshehur në çdo cep të sistemit operativ. Disa prej tyre si “Dark Mode” janë tejet të dobishme. Disa prej tyre të kujtojnë TouchWiz. Por në terësi Samsung ka bërë një punë të mirë.

LEXO EDHE:  Një tjetër ditë, një tjetër foto e telefonëve Galaxy S10

One UI është më shumë sesa ndërfaqe

Funksioni i fundit i rëndësishëm i One UI është ajo që shumë njerëz kanë vënë re: një hapësirë e madhe teksti brenda aplikacioneve. Kur hapni aplikacione si Mesazhet apo Cilësimet do të vëreni emrin e aplikacionit në një fushë të madhe duke zënë gjysmën e ekranit. Kur shfletoni hapësira zvogëlohet dhe përmbajtja zë plotësisht ekranin.

Ideja është që e bën më të lehtë për gishtin të arrijë përmbajtjet që dëshiron. Telefonët janë kaq të mëdhenj saqë do të ishte më mirë sikur gjysma e ekranit të lihej bosh që pjesën tjetër ta përmbajtjes ta arrijmë lehtësisht. Ka një diferencë mes një dredhie dhe një funksioni. Në fillim kur e hapni aplikacionit të duket një marrëzi të zihet gjithë kjo hapësirë. Por kur e përdorni çdo gjë duket më e natyrshme dhe normale. Një marrëzi të thotë “Më shiko mua” ndërsa një funksion e bën më të lehtë përdorimin e telefonit.

Por One UI ka një problem: përditësimet e softuerit. Samsung ju deshën katër apo pesë muaj që Android 9 Pie të vijë në Galaxy S9. Kjo nuk është aspak e mirë. Projekti i ri i Google Treble duhej të modularizonte sistemin operativ duke e bërë më të lehtë për prodhuesit si Samsung të ofrojnë përditësime më shpejta. Por nuk ka ndodhur dhe Samsung vazhdon me të ketë vonesa të mëdha në përditësime për arsye që ende nuk i dimë.

Nuk mendojmë se përbën një problem madhor për sigurinë për sa kohë kemi përditësime sigurie. Por kur versioni i ardhshëm i Android të vijë me shumë gjasa do ta merrni në Galaxy S10 pasi të ketë mbërritur tek telefoni Google Pixel.

LEXO EDHE:  Nigeria lufton dezinformimin në Facebook përmes radiove

Por nuk është arsye e mjaftueshme për të refuzuar Galaxy S10 dhe Samsung One UI. Shumë probleme që Samsung dikur i ka pasur me Android sot nuk janë më. One UI është më elegant sesa softuerët Samsung të së kaluarës. Urtësia pas përditësimeve të softueri mbetet e saktë. Shpresojmë që Samsung të bëhet aq agresiv me përditësime sa ç’ishte me anashkalimin e TouchWiz. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>